Plumba e drogë: Pamjet e ‘pushtimit’ shqiptar të Gjermanisë - Bota Sot
Plumba e drogë: Pamjet e ‘pushtimit’ shqiptar të Gjermanisë

Gjermania

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Plumba e drogë: Pamjet e ‘pushtimit’ shqiptar të Gjermanisë

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 20:43
Pamjet e një shqiptari të plagosur nga bandat në Hamburg.

Nuk kalon një ditë në Gjermani pa një lajm ku të ketë si fjalë kyçe shqiptarët dhe drogën. Ashtu siç kishte paralajmëruar revista Stern në një shkrim që u bë viral para tetë muajsh, shqiptarët kanë vënë nën kontroll trafikun e drogërave të forta.

Pesë muaj më parë u godit një grup shqiptar, që thuhej se kishte qarkulluar kokainë me vlerë 400 milionë euro.

Një zyrtar i policisë thotë se tashmë ‘fabrika’ e drogës është shqiptare.

Ndërkohë para një jave, Bild raportonte se mes shqiptarëve mund të ketë nisur një luftë bandash për drogën, duke e ilustruar me pamjet e një shqiptari të plagosur nga bandat në Hamburg.

Për të mundur këtë fenomen, gjermanët kanë vendosur tashmë të zbarkojnë edhe në Shqipëri, jo vetëm në Gjermani.

Ndërsa këto foto më poshtë tregojnë se si vijon beteja e policisë gjermane ndaj bandave shqiptare në vendin e tyre.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test