Darka e Lamës në Nëndegën e LDK-së për NRW-Gjermani

Gjermania

Darka e Lamës në Nëndegën e LDK-së për NRW-Gjermani

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 21:00
Darka e Lamës / Foto arkiv

Darka e lamës  është festë tradicionale shqiptare e cila zakonisht është mbajtur në fund të tetorit kur janë vjelë të mirat e punës verore. Quhet e lamës sepse  lama  ka qenë vendi i rrafshët në fshatra malore, ku janë përpunuar  të korrat.

Lama po ashtu ka qenë vend gravitues i solidaritetit dhe reciprocitetit në mes fshatarëve shqiptarë, duke ndihmuar njëri- tjetrin me fuqi punëtore. Duke qenë se te shqiptarët sfera bukësore ka qenë pjesë e rëndësishme e jeteses, “dhënia e bukës” ka qenë aspekt esencial i marrëdhënieve sociale tradicionale.

Të dhënat etnografike tregojnë se me grumbullimin e produkteve dhe përfundimin e punëve, në viset e ndryshme të Kosovës, gjithmonë është organizuar një darkë e madhe e përbashkët për të falënderuar njerëzit që kanë ndihmuar në përfundimin e punëve blegtorale e bujqësore. Kjo është evidentuar edhe në vitet e fundit në fshatra të ndryshme.

Kjo festë tradicionale qe rivitalizuar në vitin 2002 edhe në nivel institucional nga Presidenti Dr.Ibrahim Rugova. President Rugova e pati shpallur “Darkën e Lamës” si festë të falënderimit dhe e pati promovuar si festë shtetërore të Republikës së Kosovës. Presidenti Rugova kishte ftuar të afërm politik, bashkëpunëtorë institucionalë e shtetërorë dhe miq ndërkombëtarë për të dhënë darkën dhe falënderuar Zotin dhe tokën e Kosovës për të mirat që kishte sjellë atë mot.

Të interesuarit për të marrë pjesë  në Darken e Lames, të lalmërohen te përfaqsuesit e Nëndeges  nga  rajonet e  tyre ,ose në tel.015168448693 më së voni deri më 28.10 2018 për shkaqe rezervimi.

Janë të ftuar edhe Familja e Presidentit Rugova,përfaqsues nga Kryesia e LDK-së  në Kosovë si dhe përfaqsues e aktivist në Gjermani, Bruksel dhe Zvicer.

Kryetari i Nëndegës Jakup Gërguri 22.10.2018 NRW.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat