Vdekja e të riut Enver Islam Ejupi, ngjall dhimbje dhe emocione - Bota Sot
Vdekja e të riut Enver Islam Ejupi, ngjall dhimbje dhe emocione

Gjermania

E premte, 16 nëntor 2018

Vdekja e të riut Enver Islam Ejupi, ngjall dhimbje dhe emocione

Nga: Arif Ejupi Më: 24 tetor 2018 Në ora: 18:49
Enver Islam Ejupi

Pardje në orët e hershme të mëngjesit në Qendrën Klinike Universitare të  Shtutgartit të Gjermanisë në moshën 33 vjeçare ka  ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër e të rëndë Enver Islam Ejupi,nga fshati Vendenis( ish - Gllamnik) i Podujevës.  

Enveri ishte specializuar në fushën e përpunim drurit, dhe si njohës i vërtetë i këtij zanati para tre vjetëve ai krijon marrëdhënie pune në Gjermani.

Meqë kishte fituar në Kosovë, njohurit bazë të Gjuhës gjermane, shumë shpejt avancohet edhe në pozita udhëheqëse të punës.

Me natyrën e tij të butë dhe çdoherë i buzëqeshur adhurohej nga të gjithë.

Karakteristikë e tij e veçantë ishte që të ndihmonte njerëzit e moshuar dhe ata të sëmurë,sidomos  kategorinë e atyre me nevoja të veçanta.

Edhe pse jo shumë gjatë në Gjermani,me sjelljet e tij të shkëlqyera jepte shembullin e shqiptarit bamirës dhe mirë të edukuar.

Andaj,vdekja e tij e hershme dhe e papritur i preku tej mase jo vetëm pjestarët e komunitetit tonë, por edhe shokët e miqtë e shumtë gjermanë,qofshin ata bashkëpunëtorë të tij apo edhe fqinjë të rëndomtë.

 Dhimbja shtohet edhe më tepër kur dihet se Enveri,la pas vetës gruan dhe tre fëmijë të vegjël.

Edhe pse në momente dhembje dhe pikëllimi  të thellë familja Ejupi,falenderon nga zemra përsonelin mjekësor të Qendrës Klinike Universitare të Shtutgartit ,të Gjermanisë,i cili bëri përpjekje maksimale për ta ndihmuar Enverin ,e tyre të dashur dhe të urtë ,deri në çastet e fundit të jetës së tij.

Meqenëse vdekja larg Atdheut përjetohet më rëndë se çdo vdekje tjetër,sot pasdite qindra llapjanë në mesin e tyre edhe shumë të ardhur nga Gjermania,Austria,Zvicra, Franca,Italia,e Norvegjia u tubuan në varrezat e fshatit  Vendenis ( lagjeja Ejupi ) ku në mes dhembjes dhe lotëve i dhanë lamtumirën e fundit djaloshit të vyeshëm dhe bujar Enver Islam Ejupi.

Secili nga pjesëmarrësit në varrim u nda me lutjen që Enveri,të prehet në paqje dhe qetësi, në dheun e  Kosovës së lirë ,të cilin e deshi më tepër se çdo pasuri  tjetër të kësaj bote.                                                                                                                     

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test