U shënua tre vjetori i themelimit të BPSH “Akademik Mark Krasniqi” - Bota Sot
U shënua tre vjetori i themelimit të BPSH “Akademik Mark Krasniqi”

Gjermania

E enjte, 15 nëntor 2018

U shënua tre vjetori i themelimit të BPSH “Akademik Mark Krasniqi”

Nga: Maxhun Smajli Më: 25 tetor 2018 Në ora: 12:52
Përvjetori i themelimit të bibliotekës Bibliotekës Popullore Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi”

Që nga 19 tetori 2015, në Pilsting të Gjermanisë, vepron Biblioteka Popullore Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi”, e para e kësaj natyre në Evropë dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët, jashtë atdheut.

Të shtunën e kaluar, me 20 tetor 2018, po në këtë qytezë të vogël të Gjermanisë, për të tretën herë shënohet përvjetori i themelimit të bibliotekës dhe 98-të vjetori i lindjës së Akademikut, Mark Krasniqi, emrin e të cilit e bartë kjo bibliotekë. Me këtë rastë iu dha hapsirë edhe veprës dhe jetës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, në 550 vjetorin e vdekjës së Tij.

Salla ishte e mbushur përplot mysafir të ftuar, dashamirë të bibliotekës dhe librit në përgjithësi; autor librash të sukseshëm, mjek të mirë, mësimdhënës, humanist, veprimtarë të çështjes kombëtare, si dhe luftetarë të lirisë. Të pranishëm ishin; Përfaqësuesit e shoqatës “Bavarezo-Kosovare” nga Munihu, përfaqësuesit e SHKSH “Shqiponjat e Bayernit”, nga Eggenfeldeni, përfaqësuesit e SHKSH “Salih Çekaj” nga Pfaffenhofeni, Grupi Folkoristik “Shqiponjat e Bayernit” nga Eggenfeldeni dhe Grupi i Pavarur Artistik “Drenica” - Familja Kurti nga Alteöttingu. nga Zvicra, Shefqet Dibrani, nga Frankfurti, Gjergj dhe Lena Muçaj, nga Stuttgarti, Dr. Rexhep Rexhepi me bashkëshorten e tij, Lina, nga Nürnbergu, Hysen Bici, Emrush dhe Xhymshit Tafa, nga Munihu, Ing.Deli Balidemaj dhe Naser Krasniqi, nga Passau; Dr Hamit Manxholli, Maxhun Avdi Jefkaj dhe Ildiko Balatoni, nga Bayroti; Qerim Shkreli dhe Driton Ajeti, nga Moosburgu, Arif dhe Buqe Arifaj. Të pranishëm ishin edhe ish-ushtarët e UÇK-s në Koshare; Ramadan Ibrahimi, alias Dan Llapi, Milazim Gashin dhe Ramadan Bajra, alias Dan Kosova. Në këtë shenim, e pranishme ishte edhe, Azize Jaha, ardhur nga Kosova.

Tubimi filloi me monologun, “Oh, sa po gëzohem që po ju shoh!”, interpretuar nga Tringë Smajli. “Oh, sa po gëzohem që po ju shoh, jam e re ndoshta edhe nuk ju njoh, por mua babi më ka thanë, nga trojet shqiptare, këtu, i ke të tanë. Ah, këto Trojet shqiptare që unë i kam atdhe, i kam mëmëdhe por nuk e kam vendlindje. Emrin e kam Tringë. Tringë Smajli më quajn, por nuk jam si, Tringë Smajli e Smajl Martinit. Kam lindur 130 vjet pas kësaj heroine, që në popull njihet si Tringa e Grudës apo Tringa e Maleve, me 29 gusht 2000 në Hohenlimburg (NRW)”.

Image

Mëpas, në fjalën e tij përshendetëse, themeluesi dhe drejtuesi i kësaj biblioteke, Maxhun Smajli, mes tjerash, tha: “ Unë them se, për fatin tim të mirë, kam patur rreth vetes miq e shokë shumë të mirë, të qetë, të dashur. Disa nga këta janë, autor librash, mjek të mirë, mësimdhënës, humanist, veprimtarë të çështjes kombëtare, si dhe luftetarë të lirisë, të cilët për asnjë çastë nuk më lanë të ipem, të dorzohëm. Disa prej tyre, jeni ju, të nderuar! Andaj, ju përshendes të gjithëve, një herësh ju falinderoj për kohën që keni gjetur dhe mundin që keni bërë për të ardhur deri këtu, ku prania po i ep një rendësi të veqantë të sotmës sonë festive-Ditës së Bibliotekës Popullore Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi”. 

Për bibliotekën dhe rendësinë e librit, lexoi, poeti, Gazmend Dashi, i cili dha një pasqyrë të shkurtër për bibliotekarinë dhe librin shqip nën okupim. Ai, mes tjerash, tha:” Të sigurosh ndonjë çati për veten është një kërkesë absolutisht e natyrshme; këtë e bëjnë edhe zogjtë, madje edhe insektet, por të ndërtosh një bibliotekë për lexuesit kjo është karakteristikë vetëm për njeriun. Bibliotekat nacionale u ngriten bashkë me krijimin e kombit, të cilat kanë sherbyer si tempujt më të fuqishëm për të ndërtuar kulturën nacionale; për zhvillimin e standardeve dhe vlerave të një kombi.

74 vjet nga themelimi i Bibliotekës Popullore dhe Universitare të Kosovës. Fati i saj, sikur edhe i popullit që i përket, ishte me plot të pa pritura. Në historinë e bibliotekës do të shënohet se në vitin 1970, pas themelimit të Universitetit të Kosovës në Prishtinë, pati zhvillim të bujshëm, veçanarisht me 1981 kur u transferua në godinen e re dhe vepronte me kushte më optimale që mund të ketë një institucion. Dhe, njihej si Bibliotekë Nacionale.                  

Në Kosovë pati rreth 600 biblioteka të të gjitha tipëve; 201 biblioteka popullore, 29 biblioteka universitare, 74 biblioteka speciale, rreth 250 biblioteka të shkollave fillore dhe 40 biblioteka në shkollat e mesme.

Në vitin 1985 bibliotekat popullore kishin një fond prej 1,727,609 libra; në qëndra komunale 682,165, ndërsa në filiala 1,045,444 libra. Megjithatë, 1 bibliotekë popullore ishte për 8 vendbanime, ndërsa, çdo e 5-ta shkollë kishte bibliotekën e vet. Pra, numri i përgjithshëm i bibliotekave të Kosovës kishte rreth 3, 5 milion libra. Derisa në fillim të vitit 1990 numri i bibliotekave u rrit në rreth 700 njesi bibliotekare.

Pas rrënimit e autonomisë së Kosovës, pasuan edhe shumë biblioteka private, si pasojë e drejtëpërdrejtë e masave të dhunshme në organizatat ekonomike, institucionet e arsimit, shkencës dhe kulturës, të informimit publik, shëndetësisë etj., në organet shtetërore të Kosovës.

Pra, për ta shlyer qenien kombëtare shqiptare, Beogradi u “kujdes” që shqiptarët t’i qëllojë në zemër dhe në kokë; në shkollë dhe në bibliotekë. Pas dëbimit të fakultetëve shqiptare nga objektet e tyre dhe të nxënësve të shkollave të mesme dhe fillore nga objektet shkollore, u mbyllën shumë biblioteka dhe shumë libra u asgjësuan.

Organi i dhunshëm në këtë tempull të dijës me njëfar Sllobodan Kostiqin në krye ka shtri dorën e dhunës mbi shkrimet shqipe, duke i shitur Fabrikës së letrës në Lipjan material bibliotekar me mijëra kilogram. Sipas disa ibformatave , brenda vitëve 1991-1994 janë mbyllur 30 biblioteka, kryesishtë popullore, por edhe universitare, pa i llogaritur bibliotekat shkollore.

Image

Nga këto biblioteka janë asgjesuar 201,143 libra periodike. Vetëm në Bibliotekën Popullore dhe Universitare 21, 143 libra. Në korrik të vitit 1991 nga Biblioteka Popullore dhe

 Universitare e Kosovës u nxorrën plotë gjashtë kamiona me gazeta (12,300 kilogram), të cilat i kanë shitur në Fabrikën e letrës në Lipjan. Ndërsa nga 28 janari deri me 3 shkurt 1992 u nxorrën plotë 8 kamiona me libra.

Pikërishtë,  këtë vit në muajin tetor, në kohën kur bëhej zbrazja e bibliotekave nga libri shqip, si kundër reagim ndaj veprimit të pushtuesit serb, Maxhun Smajli, themeloi, bibliotekën, e njohur si Biblioteka Popullore dhe Shkollore “Liridoni”, në në Poterç të Epërm të Klinës, e para e kësaj natyre në Kosovë. Fillimisht kishte 124 tituj me 370 eksemplar, por që më vonë, në vitin 1997 pati arritur në rreth 3470 tituj, me 5740 eksemplarë. Me libra u sherbyen nxënësit e shkollave fillore “Isa Boletini” në Drenoc, “Azem Bejta” në Grabanicë dhe “Naum Veqilhaxhri” e Kliqinës. Lexues të rregullt kisha 68 nxënës, prej tyre, sot emra të njohur; Dr. Gani Abazi, Dr. Zenun Halili, Dom Jeton Thaqi, Juristi, Haki Smajli etj.. Kjo bibliotekë, iu nënshtrua zjarrit serb në fillim të prillit 1999. Disa pjestar të UÇK-s, e kishin terhekur në një familje të Krasniqve të Nepolës së Pejës. Dhe, nga kjo kohë, ngado që ka shkuar, Maxhun Smajli, e ka bartur me vete dëshirën për ta ngritur prapë një bibliotek, të cilën deshirë e realizoi me 19 tetor 2015.

Në raportin e tij të shkurtër të punës së bibliotekës, Maxhun Smajli, tha:”      Biblioteka Popullore Shqiptare  “Akademik Mark Krasniqit”, që vepron tash tre vite në Pilsting të Niederbayernit të Gjermanisë, është vizituar nga 164 nxënës dhe nga 182 dashamir të librit; në mesin e tyre edhe Prof Dr. Karolinë Kölker, nga Universiteti i Regensburgut, Prof. Dr. Frashër Demaj, nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prof. Dr. Zymer Neziri, nga Universiteti i Prishtinës, Prof. Dr. Teki Kurti, nga Universiteti i Tiranës. Dr. Ibrahim Latifi nga Eggenfeldeni, Ing. Deli Balidemaj, nga Munihu, e të tjerë të shumtë.

Është ndihmuar me 370 libra dhe me 3200 evro, mjete këto që janë shfrytzuar për mjete shkollore për nxënësit në nevojë në Kosovë e Shqipëri, ku janë ndihmuar 348 nxënës; në Gomsiqe të Pukës, Lajthizë të Fusharëzit, Letancë të Podujevës, Dubovc të Vushtrrisë, Panorc të Malishevës, në Saradran të Istogut dhe në Pejë.

Për bibliotekën janë realizuar 98 minuta emision dokumentar në RTK dhe TV Rrokum, 12 artikuj në “Bota sot”, 4 artikuj në “Landauer Neue Presse”, si dhe 7 minuta në “Radio Fontana”.

Me këtë rast shpreh falinderimin për gjithë ata që ndihmuan; me libra, mjete shkollore, para dhe më mbështetje morale. E kam të pa mundur t'i përmend të gjithë, pasiqë, ata do përfshihen në një Monografi për bibliotekën.

Me lejen tuaj, kësaj here po veqoj; SHKSH “Salih Çekaj”, në Pfaffenhofen, SHKSH “Rrufeja”, në Moosburg, afaristët; Sadik Berishën, nga Straubingu, Maxhun Avdi Jefkajn, nga Passau, Adem Shoshin, nga Landshuti, Motren e Nderit, Annamari Peraj, nga Straubingu, Seveme Fetiqin, nga Frankfurti dhe Hysen Bicajn, nga Fürti.

Gjatë vitit të ardhshëm 2018/2019, do përpiqemi t'i realizojmë; librezat e anëtarësisë, një  revistë periodike si organ i kësaj biblioteke, binjakëzimin me bibliotekat tjera si motra dhe sigurimin e lejes për ndërtimin e bibliotekës në hapsirën e oborrit të shtëpisë.

Në emër të Shoqatave Kulturore Shqiptare, të pranishme në sallë, foli, Milaim Krasniqi, kryetar i shoqatës “Bavarezo-Kosovare, i cili mes tjerash, tha: “Në emër të shoqatave kulturore, që janë të pranishme, sot këtu, ju përshendes të gjithëve, njëherësh shpreh urimin dhe mirënjohjen për punën që po bënë kjo bibliotekë për fëmijët dhe shqiptarët në përgjithësi. Kur kam ndëgjuar për herë të parë për themelimin e kësaj biblioteke shqiptare, jam ndier shumë i lumtur, për faktin se ndëgjoja për herë të parë, se një mergimtarë shqiptarë, punën, djersën dhe mundin e vet po e shkrinte për një qellim shumë të lartë. Kjo edhe na bënë të ndihemi të gëzuar dhe premtojmë se do ta ketë mbështetjen tonë morale dhe materiale”.

Ndërsa, Ing. Deli Balidemaj, i cili në zgjedhjet e 14 tetor të këtij viti, ishte kandidati më i votuar për në Parlamentin e Oberbayernit, në fjalën e tij përshendetëse, mes tjerash, tha: “Të nderuar zonja dhe zotrinjë! Të dashur motra dhe vëllezër! Ztr. Maxhun Smajli, ju përgëzoj për këtë organizim dhe rrnoftë gjithmonë BPSH “Akademik Mark Krasniqi”. Së pari duhet të kesh një ide të tillë origjinale dhe bujare e pastaj edhe vullnetin e çeliktë t'i realizosh. Ti i pate të dyja. Vetëm libri është ai që na nxjerrë nga errësira, vetëm dituria na qonë drejt sukseseseve të reja. Unë, u jam falinderues secilit veç e veç për përkrahjen e juaj, private e institucionale. Nga këto zgjedhje, u pa se kur jemi të gjithë sëbashku suksesi nuk mungon. Shpresoj dhe apeloj tek të gjithë që në çështje të interesit të kombit, komunitetit tonë, të jemi çdo herë të bashkuar. Me këtë rastë dua t'i falinderoj, Maxhun Smajlin, Besnik Ramën, Nikollë Skelin dhe Osman Ferizin, për përkrahje pa rezerv që ma kanë bërë. Para njëzet vitesh kur vendosa tëlargohem nga atdheu, për në mergim, prindërit e mi duke u ndjerë shumë keq, më thanë:” Na fal o, bir, se nuk paskemi arritur të bëjmë gjithçka që ishte dashur dhe si ishte dashtur, edhe pse nuk kursyem asgjë pët t'ju edukuar e shkolluar”. Mendonin për lirinë që i mungonte popullit shqiptarë dhe atdheut. Thënë të drjtën, atë kohë nuk i kuptova prindërit e mi dhe mesazhet e tyre. Tani, kam frikë, se unë nuk do të arrij t'iu ofroj fëmijëve të mi, atë që më ofruan prindërit e mi. Ju faleminderoj përzemërsisht për bashkpunim dhe përkrahje!”

Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, plaku, Hysen Bici, përshendetjen e tij e bëri në vargje: Ty Kosovë t'u shtoftë rrita/ të faltë Zoti djem e qika/ Sa her kombi ish n'rrezik/ i kanë dalë armikut n'pritë/ gjithmonë fytyrën ta kanë ndritë”.

Në përkujtim të jetës dhe veprës së heroit kombëtarë, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, foli, Gjergj Muçaj, ish oficier i lartë i Armatës shqiptare, njëherësh, Gjeneral Major në rezervë i NATO-s. Ai, në pika të shkurtëra solli para të pranishmëve emocione krenarie, para figurës së të cilit përkulet bota, e urrejnë armiqtë, si turku e serbi, e bashkë me ta edhe kosovari, Halil Matoshi.

Derisa për vlerat e Akademikut, Mark Krasniqi, foli Shefqet Dibrani.....

Albulena Ibrahimi, për babain e saj, ushtarë i UÇK-s në Koshare, Ramadan Ibrahimin, alias Dan llapi, lexoi në gjuhën gjermane punimin që e kishte bërë në shkollë e, të cilin punim mësuesja e saj e kishte vlerësuar me notën më të mirë. Mëpas, vëllau i saj Albioni, recitoi poezinë e shkruar nga Maxhun Smajli, “Prej kur linda dhe pashë dritën”.

Për kontributin e dhënë në mësimdhënie dhe edukuim brezash për 30-të vite, nga Saranda e deri në Shkodër, si dhe për punë me fëmijët e mergimtarëve në shkollën shqipe në Fulda, veteranja e arsimit, Lena Muçaj, u nderua me çmimin, Anëtare e Nderit e bibliotekës. Me Mirënjohje u nderua, veprimtari, Hysen Bici, derisa një Falinderim iu nda, afaristit, Sadik Berisha.

 Mëpas u bë edhe promovimi i librave “Dhembje dhe krenari” e autorit Bahri Shyti, për të cilën referoi, Maxhun Smajli dhe libri “Gëzuar” e autorit Gjergj Muçaj, për të cilin libër referoi, Lena Muçaj.

Në nderim të kësaj dite, para të pranishmëve u dha një program i pasur nga Grupi Folkloristik “Shqiponjat e Bayernit” nga Eggenfeldeni, si dhe nga Grupi i Pavarur Artistik “Drenica”-Familja Kurti, nga Alteöttingu.

 Do theksuar se, në kuadër të Ditës së Bibliotekës Popullore Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi”, për të tretën herë u mbajt edhe “Takim me poetin”, ku fëmijët mergimtarë shqiptarë, takohen dhe bisedojnë me poetin. Sot, në mesin e tetë fëmijëve mergimtarë; Albulena dhe Albion Ibrahimajt, Linda, Dardan dhe Valentina Kurtaj, Elza Sahiti, Eliona Gashi dhe Hasan Arifajt, ishte poeti mergimtarë, Bahri Shyti, njëherësh edhe themeluesi i Grupit Folkloristik “Shqiponjat e Bayernit”, gjithashtu edhe ideatori dhe njëri ndër themeluesit e SHKSH “Shqiponjat e Bayernit” në Eggenfelden. “Takimi me Poetin” u mbajtë në hapsirat e bibliotekës, ku ishte e pranishme edhe mësuesja, Buqe Arifaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test