Në Munih, u nderua jeta dhe vepra e veteranit të arsimit, Sadri Desku - Bota Sot
Në Munih, u nderua jeta dhe vepra e veteranit të arsimit, Sadri Desku

Gjermania

E shtunë, 17 nëntor 2018

Në Munih, u nderua jeta dhe vepra e veteranit të arsimit, Sadri Desku

Nga: Maxhun Smajli Më: 25 tetor 2018 Në ora: 16:06
Sadri Desku dhe Maxhun Smajli

Mergata shqiptare gjithmonë bashkë, edhe në raste pikllimi. Vetëm duke u mbështetur në njëri-tjetrin, po arrijnë të përballojnë jetën e rëndë mergimtare dhe të jenë shembull i mirë. Të dielën që lam pas, veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Ramadan Desku, organizoi të pame për babanë, veteranin e arsimit, Sadri Deskun, i cili vdiq pak ditë më parë.

Lumenjë njerëzish, ardhur nga anë të ndryshme të Gjermanisë, por edhe nga Holanda  kishin vërshuar drejt Munihut, kryeqytetit të Bayernit. Një sallë e madhe sa shkonte e mbushej përplot me njerëz që vinin për të ndarë dhimbjen me familjen Desku nga Siqeva e Klinës, më saktë nga Prishtina. Ramadani dhe Haliti, sado që përpiqeshin t’i përballonin dhimbjet për babanë e kushuririn, sytë e tyre tradhëtoheshin nga lotët. Lotë këta që i pikllonin edhe të pranishmit në sallë.

Në rreshtin e gjatë të pritësve ishin radhitur edhe emra të njohur të çështjes kombëtare, si; Rifat Jashari, Ing. Deli Balidemaj, Naim Gashi, Milaim Krasniqi, Maxhun Smajli, Halil Blakaj, Mehmet Koka, Adem Thaqi, Hajzer Gashi, Afrim Mula, e të tjerë të shumtë. Të pranishmit evakuonin kujtime të mira për mësuesin që për dyzet e pesë vite mësoi e edukoj fëmijët e popullit shqiptarë.

Kush ishte, mësuesi veteran, Sadri Desku?

Mësuesi veteran, Sadri Desku, jetoi me këshillat e gjyshit të tij, Demush Ahmetit, i cili pas Kryengritjës së Llapushës, në maj të 1919-tës, së bashku me dajën e tij, Ramadan Shabanin, kushuririn, Sadik Ramën, Sokol Bajraktarin etj., u organizuan në Komitetin "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës " në Shkodër, deri më 1921. Sadriu, jetoi me dhëmbjen për pushkatimin e axhës së tij, Halilit në Masakrën e Istogut, me 1945, nga forca sllavo-komuniste. Poashtu, ishte tronditur edhe nga vrasja e djalit të axhës, Jetullah Deskun, nga ish-Armata Jugosllave.

Sadri Desku, lindi me 20 shkurt 1945, në Siqevë të Klinës, nga babë Zeqiri dhe nënë Gjylja. Që i ri u orientua në rrugën e arsimit, i cili pas përfundimit të shkollës së mesme bujqësore në Prishtinë, ka vazhduar në shkollën Normale e, më vonë atë Pedagogjike në Prizren. Ishte profesor i gjeneratës së parë në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Mëpas, ka filluar punën në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Ujmirë. Pas ndërtimit të shkollës fillore në Siqevë, me vetkontributin e banorëve, në vitet e '90-ta, Sadriu ishte drejtori i parë i kësaj shkolle. Pas përfundimit të luftës, ka filluar punën në shkollën fillore të Llazicës dhe paralelen e ndarë në Balincë, ku edhe u pensionua.

Për shumë vite, Sadri Desku ishte edhe kryetar i Nëndegës së LDK-s, në Siqevë. Ishte pjesëmarrës i të gjitha proceseve nëpër të cilat kaloj populli ynë; para, gjatë dhe pas luftës. Në luftën e fundit të Kosovës me Serbinë, duke u angazhuar, porositi djemtë e Deskajve që të mobilizohën në luftë përkrah Bekim Berishës-Abesë, Sylejman Selimit, Ismet Rracit, Ismt Rrahmanit etj..

Sadri Desku,gjatë veprimtarisë edukativo-arsimore, përmendet si ndër mësuesit më të mirë. Kështu e vlerësuan edhe në ditën e varrimit në Siqevë, më 08. 10. 2018.

Pas vetës ka lënë gruan, Mehrijen, dy djem; Ramadanin dhe Bujarin, dhe tri vajza;  Florijen, Merveten dhe  Aferditën, si dhe shumë nipa e mbesa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test