Kryetari Lipjanit viziton bashkatdhetarët në Gjermani

Gjermania

Kryetari Lipjanit viziton bashkatdhetarët në Gjermani

Nga: Xhevat Berisha Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 10:17
Imri Ahmeti viziton bashkatdhetarët në Gjermani

Kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, para pak ditësh ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Gjermani. Për kundër axhendës së ngarkuar, ai ka gjetur kohë për të na vizituar edhe neve që jetojmë në Kaiserslautern. Zoti Ahmeti  ka vizituar edhe ambijentet e komunës së këti qyteti.

Ai u njoftua  për aktivitetet që ne i zhvillojmë këtu në kët rrethinë, njëherit e njoftuam për riaktivizimin e dhe funksionimin e shkollës shqipe në kët qytet, Ai shprehu mirnjohje për punën e palodhshme që kemi zhvilluar deri në realizimin e këti misioni. Zoti Ahmeti tha se ne si institucione e kemi obligim t’ju krijojmë mundësi dhe kushte që në diasporë të zhvillohet mësimi, në mënyrë që të rinjtë dhe fëmijët tanë ta ruajnë të pastër gjuhën shqipe, kulturën dhe historinë tonë”,, Vizita e kryetarit kampion në Kaiserslautern, dhe takimi me bashkatdhetar ishte një mirënjohje e rëndësiës së veqant për të gjithë kolegët e mi me t’cilët kemi lëvizur projekte të mirfillta për lirien e Kosovës.

Kreu i komunes së Lipjanit me kët rast iu falënderua diasporës shqiptare në Gjermani për kontributin e dhënë për lirien e Kosovës, dhe në veqanti ka falenderuar mërgatën që ka forcuar marrëdhëniet me miqtë tanë gjerman, dhe kërkoi që një gjë e tillë të bëhet në vazhdimsi. 
Imriun e kisha edhe musafir në Odën time, të cilën e kemi ndërtuar enkas për ti ruajtur dhe pasqyruar doket, zakonet dhe
traditat tona.

Gjatë përvojës sime kam marrë shumë mirënjohje e çmime por ky është nderimi më i veçantë që më është bërë ndonjëherë, sepse Imri Ahmeti është kryetar qfar ne dikur i kemi imagjinuar; falëmnderit kryetar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat