Besnik Kelmendi një nga zërat më të ndjerë në partinë më të rëndësishme gjermane për sa i përket politikave mbi emigrimin në vend

Gjermania

Besnik Kelmendi një nga zërat më të ndjerë në partinë më të rëndësishme gjermane për sa i përket politikave mbi emigrimin në vend

Nga: Marsela Koci Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 08:43
Besnik Kelmendi

Emigruar ne Gjermani prej me shume se 25 vitesh, kur ishte ende femije, sot eshte nje nder zerat me te degjuar ne forcen politike me te madhe ne Gjermani, CDU persa i perket projektligjeve gjermane mbi emigrantet. Eshte ai qe kur Frau Merkel e afroi dhe e pyeti: nga je? Ai u pergjigj: nuk e di sepse nje kembe e kam ne Kosove dhe tjetren ne Mal te Zi, s’di se si e kane copetuar vendin tim!

Vjen nga Bjeshket e Pejes nje vend qe thote se e ka frymezuar dhe e ka bere te reflektoje shume mbi situaten ne vendin e tij te lindjes.

Çfarë situate le pas Besniku kur largohet nga Peja?

Largimi nga Peja erdhi kur babai im dhe shume te tjere hasen veshtiresite nga regjimi i okupatorit serb ne Kosove dhe babait nuk i mbeti tjeter gje vecse te largohet nga Kosova.

Per ne nuk ishte e lehte te iknin ne nje vend qe per ne dikur ishte i huaj.

Çfarë gjurmesh le vendi i tij ne memorien e nje femije?

Vertet eshte e veshtire sot te thuhet se çfare gjurme le vendlindja, por mendoj se jam ende shume i lidhur shpirterisht me Kosoven, lufta dhe elementet e saj fshaterat e djegura te Kosoves, vrasjet makabre serbe te civileve te pa mbrojtur kane lene gjurme dhe plage te thella.

Ndoshta e kaluara ime dhe e familjes time me ka motivuar ti bashkohem CDU-se, pasi vlerat e parimet e CDU-se jane familja, ekonomia dhe siguria, keto qe te shqiptaret ne shekuj kane qene te rrezikuara.

Eshte e thjeshte per ju te ambietoheni ne Gjermani?

Jo nuk ishte e thjeshte, ishte shume e veshtire, te largohesh nga Rugova atje ku edhe zoti kupton shqip. Atje ku ke te afermit dhe nje pjese te vetes dhe te vendosesh ne Gjermani ,ku gjuha eshte tjeter, ku njerzit nuk kuptojne ate gjuhen e vuajtjes sone kolektive Per mua nuk ishte edhe aq e lehte.

Por Gjermania nuk do ishte sot kjo qe eshte ne qofte se nuk do ti ofronte gjithesecilit mundesine e integrimit.

Çfarë te lidh me Kosoven sot?

Ne CDU jam aktivizuar qe forumet rinore, kam mesuar se si behet politika, dhe kuptoj se çfare prodhon politika, pra politika prodhon stabilitet per familje, ekonomine dhe sigurine. Politika nuk prodhon "Kapitaliste Fabrikante... e Milionera."

Fatkeqesishte ne Ballkan politika prodhon vetem "TENDERA" dhe me ata tendera dikush behet Fabrikant, dikush Milioner e dikush pretendon se esht ber KAPITALIST...

Une jam angazhuar ne politike qe te ofrohet siguria ne Kosove, te kemi ligje ekonomike qe ndimojne mbrojtejen e familjeve nga varferia.

A Eshte e veshtire per nje emigrant shqiptar te hyje ne politiken gjermane?

Si thekesova me larte nuk eshte e veshtire fare te jesh antar i CDU.... SPD...FDP etj por te fitosh besimin eshte diçka krejt tjeter.

Fatmiresisht une nuk e kam kete problem, duke ju falenderuar Matthias Hauer, Deputet ne Bundestag njeherazi edhe kryetar i CDU-së per qytetit tim , apo edhe Kryeministrin e Nordrhein-Westfalen z. Laschet qe eshte edhe antare i kryesise se CDU ne nivel te Gjermanise.

Çfarë perfaqeson sot Besnik Kelmendi ne politiken gjermane?

Sot si pas miqve te mi ne CDU Besniku paraqet imazhin e mire te nje shqiptari te integruar ne Gjermani, kjo eshte ajo pjesa kryesore, por ne aspektin ekzekutiv jam puntor i Ministrise se Punve te Brendshme ne Düsseldorf si dhe anetar i kryesise se CDU ne Essen.

Sa shqiptare gjenden sot ne Gjermani?

Numri i vertet nuk dihet dhe nuk do te dihet pasi ne Gjermane shtetesia gjermane meret me lindje automatikisht por mendohet te jene mbi 420.000.

Çfarë politike migratore aplikon sot Gjermania dhe si kane ndryshuar ato me kohe?

Pas luftes se dyte boterore Gjermania u be shtepi shpetimi e miliona qe iknin nga komunizmi. Shpirtin human Gjermania e tregon vertet pas protestave ne Prage e Budapest ku miliona njerez gjeten shpetimin ne Gjermani, te cilen Gjermania po e ben edhe sot ,me refugjatet nga lindja e mesme . Ndjenja humane eshte e misheruar thelle ne kulturen e CDU-se dhe popullit gjerman ne shekuj.

Sa investon sot Gjermania per migracionin?

Gjermania ka sisteme duale te Emigranteve, 1 milion emigrante eshte numri qe vine brenda BE per te kerkuar pune , dhe jane refugjatet te cilet financohen direk nga taksapaguesit gjermane.

Pra gjermania shpenzon shifra marramendese ne ndihmese te tjereve.

Ne Prishtine ju takova shume aktiv me delegacione nga Gjermania ne takime me krere te shtetit. Sa eshte e rendesishme Gjermania si aleat per Kosoven dhe cila eshte strategjia e tyre? Ju Çfarë roli luani ne kete faze?

Ni Pyetje me vend, po isha dhe do jem çdo here ne sherbim te qytetarve te Kosoves. Kam qene per disa dite me z Beul, kandidatin e qyteti tim per Parlamentin Europian. Ne Kosove kemi biseduar me gjithe spektrin politik kosovar.

Gjate qendrimit tone ne Prishtim kemi pritur edhe Peter Beyer, te derguarin e znj.. Merkel ne Prishtine dhe Beograd, pra vete interesimi i znj. Merkel per Kosoven na ben te qarte se Gjermania deshiron Kosoven si pjesetare te BE -se.

Deshiron nje Kosove me prespektive te qarte drejte BE, Gjermania eshte kunder shkembimit, ndryshimit apo korrigjimit te kufinjve te Kosoves.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat