613 kg kokainë në konteiner, prokuroria kërkesë gjermanëve: Pyesni Arbër Çekajn

Gjermania

613 kg kokainë në konteiner, prokuroria kërkesë gjermanëve: Pyesni Arbër Çekajn

Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 07:49
Arbër Çekaj

Në një kohë kur në 28 Shkurt 2019, përmbushet afati 1 vjeçar, i hetimit të dosjes së sekuestrimit të 613 kg kokainë të kapur në Maminas, prokuroria e Krimeve të Rënda, kërkon dëshminë e Arbër Çekaj, pronarit të kompanisë “Arbri Garden”, që është arrestuar në Gjermani, në magazinën e të cilit u kap droga. Në dobi të hetimit të nisur në shkurt 2018, prokuroria e Krimeve të Rënda, i është drejtuar pak kohë më parë me një letërporosi autoriteteve Gjermane, duke kërkuar, që oficerët gjermanë, të cilët po kryejnë hetime paralele me Shqipërinë, për trafikun e kokainës, të marrin në pyetje biznesmenin Arbër Çekaj. Intervistimi i këtij të arrestuari shqiptar në Gjermani do konsistojë në mënyrën e porositjes së konteinerit me banane dhe pranisë së 613 kg kokainë e pastër brenda në konteiner. Aktualisht në Shqipëri për këtë çështje janë të arrestuar menaxheri i kompanisë “Arbri Garden” Donaldo Lushaj dhe një shofer kamioni i quajtur Armando Pezaku. Të dy këta persona ndodhet në qeli, ndërkohë të dy ata kanë refuzuar të bashkëpunojë me prokurorinë, duke deklaruar se nuk kishin dijeni që brenda në dyshemenë e konteinerit të gjendej sasia prej 613 kg kokainë.

Pritet që pas marrjes së dëshmisë në Gjermani dhe të biznesmenit Arbër Çekaj, prokuroria e Krimeve të Rënda deri në muajin shkurt pritet të marrë një vendim nëse do arrestojë persona të tjerë për këtë çështje, apo do mjaftohet me tre personat e proceduar Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj shoferin e kamionit Armando Pezaku, duke i çuar të pandehur në gjykatë. Çekaj njihet dhe si mik i disa biznesmenëve me origjinë nga Kukësi dhe Tropoja, të cilët janë identifikuar dhe marrë në pyetje nga prokuroria. Njëherësh Çekaj, rezulton të jetë kushëri i parë i Eldi Dizdarit, person ky që është përfolur si strumbullari i konfliktit të Ervis Matën, të fejuarin Elvana Gjatës me grupin e Ervis Martinajt. Konflikt nga i cili ndodhi dhe masakra në ish-bllok në 4 tetor 2018, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martini dhe Eljo Hato.

Gjermania heton Çekaj, refuzoi ekstradimin në Shqipëri
Sasia prej 613 kg kokainë e kapur në Maminas të Durrësit ka ngjallur interesin e prokurorëve Gjermanë, të cilët prej gati 1 viti, kanë nisur hetimet për këtë rast trafiku nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë. Për pasojë Gjermania vendosi të refuzojë kërkesën e prokurorisë shqiptare, për ekstradimin e Çekaj në Shqipëri, me argumentin se ky person është nën hetim në Gjermani, shkan shqiptarja. Autoritet e drejtësisë gjermane kanë nisur një hetim, duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila në fund të muajit shkurt 2018 sekuestroi 613 kg kokainë dhe arrestoi dy persona, ndërsa shpalli në kërkim Çekajn. Kujtojmë që personi kryesor i këtij trafiku droge, i dyshuari Arbër Çekaj, pronar i kompanisë “Arbri Garden” u arrestua në 14 Maj në Gjermani. Nuk dihet ende se çfarë ka deklaruar Arbër Çekaj për llogari të drejtësisë gjermane.

Në maj 2018 u bllokua 1.8 tonë kokainë në Gjermani nga Ekuadori
Pavarësisht se nuk dihet se çfarë provash kanë arritur të sigurojnë Gjermanët për dërgesën prej 613 kg kokainë të mbërritur në Shqipëri, ata kanë edhe raste të tjera të linjës së drogës nga Ekuadori çka u jep përparësi. Kujtojmë që falë një hetimi që gjermanët kanë pasur, në 14 maj 2018, në zonën e Bavarisë, policia e këtij shteti ka sekuestruar 1.8 ton kokainë e fshehur brenda në banane, ku përfshiheshin trafikantë shqiptarë dhe vinte nga Ekuadori, ashtu si në rastin e drogës së Maminasit. Sipas burimeve të prokurorisë, ka shumë gjasa që të dyja këto episode trafikimi të kokainës nga Kolumbia në Gjermani e Shqipëri, mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën ndaj dhe hetues gjermanë kanë shfaqur interes të vazhdueshëm për këtë çështje.

Nga hetimet e nisura në Prill 2017 policia e Gjermanisë arriti të zbulojë rolet e gjithsecilit në këtë trafik kokaine e cila vinte nga Ekuadori, e fshehur në kuti bananesh. E njëta skemë me atë të kokainës së kapur në kompaninë “Arbri Garden” të Arbër Çekajt. Emiljan Hysenaj, Dashamir Ndoj dhe një tjetër shqiptar me mbiemrin “Dauti” emri të cilit nuk dihet ende nëse kishte rol parësor në këtë trafik. Hetimet vijojnë ende edhe pas arrestimit të tyre për të kuptuar nëse Hysenaj, Ndoj dhe Dauti ishin kupola drejtuese e këtij super operacioni trafiku kokaine apo pas tyre ka të tjerë.

Kokaina në Gjermani hetime dhe në Shqipëri
Në të njëjtën kohë hetuesit gjerman i kanë shtrirë hetimet edhe në Shqipëri pasi kanë të dhëna se anëtarët e kësaj strukturë të mirë organizuar në trafikun e kokainës kanë të afërmit e tyre të përfshirë në aktivitete kriminale. Nga çfarë dihet deri më tani është se droga vinte nga Ekuadori dhe mbërrinte në portet gjermane. Pasi magazinohej anëtarët e grupit shkonin nëpër magazinat e supermarketeve dhe merrnin sasitë e kokainës. Zyra e investigimeve kriminale në landin e Bavarisë në mujin maj dha detaje të reja për një sasi rekord kokaine kapur në Hamburg gjatë dy operacioneve.

Në këtë operacion ishin përfshishirë 500 forca policore. “Është një prej sukseseve mëspektakolare në luftën me mafian e narkotikëve në historinë e Republikës Federale Gjermane” kështu deklaroi Ministri i Brendshëm Joachim Herrmann. Ministri gjerman theksoi se “qëllimi është gjithashtu të zbulojmë strukturat organizative të autorëve”. “Kutitë e bananeve përgatiteshin në Amerikën e Jugut dfhe nën to fshiheshin pako të shumta kokaine. Më pas kutitë transportoheshin me anije për në Evropë dhe Gjermani nëpërmjet të ashtuquajturave mbivendosje të shtresëzuara”, tha në muajin Maj 2018 drejtori i Investigimit Kriminal Jorg Beyser.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat