Shoqëria Kulturore – Artistike „Dardania“ bashkoj shqipëtarët e të gjtha trojeve

Gjermania

Shoqëria Kulturore – Artistike „Dardania“ bashkoj shqipëtarët e të gjtha trojeve

Nga: Shefqet Cakolli Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 13:44
Shoqëria Kulturore – Artistike „Dardania“ bashkoj shqipëtarët e të gjtha trojeve

Në historinë e kombit shqiptar kudo që jeton nëpër botë, 28 Nëntori mbetet festa që më së shumti bën bashkimin shpirtëror të kombit tonë të lashtë. Kjo datë shënon ngjarjet më madhore të historisë sonë: Çlirimin e Krujës nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu në vitin 1443 dhe shpalljen e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar në Vlorë nga Ismail Qemali në vitin 1912. 

28 nëntori shënon edhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jasharit, heroit të pavdekshëm të historisë më të re të Kosovës.

Kjo datë e lavdishme shënon një kthesë të madhe në jetësimin e idealeve të pastra për liri të popullit shqiptar, datë në të cilën këta kolosë të historisë bën që të formësohet ndërgjegjia atdhetare shqiptare dhe lartësimi i imazhit të kombit shqiptar në botë.  

Andaj me 28 nëntor shqiptarët anëkënd botës festojnë këtë ditë me krenarinë më të madhe. Edhe shqiptarët e Zvicrës e presin këtë festë me emocione atdhedashurije. 

Kështu edhe kësaj radhe në Hotel Zentrum Töss në Winterthur  në fundjavën që lamë pas SH.K.A „Dardania“ si nikoqire dhe organizatore e kësaj kremteje në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës, nëne moton: „Ditët e Kulturës Shqipëtare në Zvicër“ së bashku me simotrat e saj; Shkollën Shqiptare të Vallëzimit „Shota“ në Zvicër, si dhe ansamblin „Arbëresha“ nga Sirnach u paraqitën në mënyrë dinjitoze me një program mahnitës nën moton “Të festojmë së bashku festat e Nëntorit”. 

Salla e zbukuruar me ngjyrat e flamurit kombëtar ishte e vogël për t’i zënë të gjithë pjesëmarrësit të cilët kishin ardhur nga shumë vende të Zvicrës. 

Bashkëatdhetarët asnjëherë nuk janë ndarë të zhgënjyer nga repertoari e pasur i këtyre shoqërive kulturo artistike të cilat e ruajtën me fanatizëm artin dhe kulturën shqipe ndër dekada në Zvicër. 

Këtë manifestim e shquan edhe dy ekspozita (njëra e artistes Saranda Xhemajlit nga Kosova si dhe Bashkim Beqirit, skulptor, autorit të shtatores së Shën Terezës në Winterthur).

Programi filloi me intonimin e himnit kombëtar, për të pasuar me këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime” interpretuar nga Dije Shaqa - Sefa, përndryshe mbesa e Dervish Shaqës, paraqitje kjo madhështore që u përcill me shumë duartrokitje.

Më pas në skenë u paraqitën moderatorët ( Enisa Hoti dhe Gjokë Daka ) të cilët në emër të organizatorëve të këtij manifestimi, Shoqërisë Kulturo-Artistike “DARDANIA” nga Winterthuri përshëndetën të gjithë të pranishmit. Përshëndetje e veqantë shkoi për përfaqësuesit diplomatikë: Mustafë Xhemajli, Ministër – Këshillëtar i Republikës së Kosovës në Bern, Islam Spahiu – Ministër Konsull, shef i misionit në Cyrih dhe Anell Bajra, zyrtar për  

Arsim Plotësues në Diasporë, pranë Ministrisë  së Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës, të cilët poashtu përshëndetën të pranishmit me një fjalë përshëndetëse. 

Pas trupës diplomatike të pranishmit i përshëndeti kryetari i SH.K.A “DARDANIA” Shefqet Cakolli i cili u shprehi falënderime të gjithë atyre që kontribuan në realizimin e këtij evenimenti qoftë në mënyrë artistike apo sponzorizuese. Ai foli edhe për rëndësinë e festës së flamurit duke shpresuar që kjo festë edhe në të ardhmen të shërbejë si frymëzim dhe reflektim në bashkimin intelektual e shpirtëror shqiptar si dhe të forcojë ndjenjat e atdhetarizmit drejt kurorëzimit të ëndrrës së kahmotshme për bashkimin e trojeve shqiptare.

Pas fjalës përshëndetëse të z. Cakolli programi vijoi me interpretimin e një vallëje instrumentale të orkestrës së Dardanisë për të vijuar më tej me këngët “ O flamur me dy krena” këngë kjo premierë, kënduar nga 

Hamit Shillova dhe Istref Tahiri, përcjellur nga orkestra si dhe “Një flamur, një atdhe“ kënduar nga Istref Tahiri dhe Hamit Shillova, gjithashtu përcjellur nga grupi i orkestrës. 

Kush i jep hijeshi mbrëmjeve festive më shumë se sa fëmijët të cilët janë ardhmëria e ndritur e kombit. Ata ndonëse kanë lindur e po rriten larg atdheut të prindërve i këndojnë e i recitojnë me pasion Flamurit kuq e zi, dhe vallëzojnë me krenari vallet e bukura shqipe. 

Këtë e dëshmoi paraqitja në skenë e grupit të vajzave Ulpiana Miftari, Bade Elshani, Medina Ajdini, Elsa Krasniqi, Djellona Kurtishi dhe Diana Miftari me recitalin “Betohemi në Flamur” recital i cili gjithashtu ngjalli emocione të veqanta tek publiku artdashës. Vajzat me koloritin e veshjeve nga Shqipëria, Çamëria, Ilirida, Malësia, Lugina dhe Kosova përquan mesazhin më kuptimplotë: bashkimin e trojeve shqiptare; “Ejani bashkë të betohemi në gjuhë e flamur, si Shqipëri natyrale o sot o kurrë”. 

Në vazhdim skenën e pushtuan tri valle radhazi, valle premierë:

1.Vallja: e „Zanave“ luajtur nga grupi i vajzave, të SH.K.A “DARDANIA” nën koreografi të Arbnore Cakollit. 

2. Vallja: e „Shën Gjergjit“ gjjthashtu premierë luajtur nga Shkolla Shqipëtare e Vallëzimit “SHOTA” në Zvicër si dhe 

3. Vallja: e “Barinjëve” luajtur nga të vegjëlit e SH.K.A “DARDANIA”. 

Pas një pauzë 30 minutëshe të përcjellur me një Apéro simbolike mysafirët u kthyen në sallë për të vazhduar me pjesën e dytë të programit festiv. 

Vallja: e „Tropojës“ ishte vallja e parë pas pauzës e luajtur nga grupi i mesëm i SH.K.A „Dardania“

Koreodrama për “Gjergj Kastriotin – Skenderbeun”, e luajtur nga Ansambli “Arbëresha” nga Sirnach bëri publikun për vete qysh në minutat e para. Interpretimi i kësaj trupe të talentuar mahniti të gjjthë të pranishmit sikundër gjithmonë edhe Shkolla Shqipëtare e Vallëzimit „Shota“, e kësaj radhe me vallen premierë  “Barinjët e Korabit”. 

Krejt në fund programin e mbylli “Vallja e Prespes” edhe kjo premierë e luajtur nga grupi i të rriturëve të SH.K.A “Dardania”. 

Moderatorët falenderuan udhëheqësin artistik; z. Shefqet Cakollin,  koreografët: Albulena dhe Muhamet Kqikun, koreografe Arbnore Cakollin dhe asistente Aurora Ismajlin, udhëheqësit organizativ Festim Elshanin dhe Pren Matajn. 

Para se të fillonte programi argëtues me DJ, surlë e tupan kryetari i SH.K.A „Dardania“ z. Cakolli ndau edhe këtë vit mirënjohje për personat të cilët në një mënyrë apo tjetër kanë kontribuar tek shoqëria „Dardania“ në ruajtjen dhe kultivimin e artit dhe kulturës shqipe. 

Mirënjohjet shkuan tek: Ministria e Diasporës, Shkolla Shqipëtare e Vallëzimit “SHOTA”, Ansambli “Arbëresha”, Festim Sopi, Beqir Miftari, Arbnore Cakolli, Hamit Shillova, Rexhep Rifati, Bashkim Beqiri, Spitex Goldene Hände, Saranda Xhemajli, dhe Fidan Shahini. 

Z. Cakolli për fund nuk harroi ti përmendë sponzorët të cilët e kanë ndihmuar SH.K.A „Dardania“ ndër vite: Delta Finanz - Zürich,  Cakolli Group - Winterthur, Mataj Garage - Winterthur,  City Taxi - Winterthr, Budgetgroup – Winterthur , Studio 2B - Prishtinë, e posaqërisht sporsorin kryesor për këtë mbrëmje, dy zonjat e nderuara udhëheqëse të Spitex Goldene Hände nga Urdorfi.

Mysafirët patën rastin më tutje të vallëzojnë e të shijojnë atmosferën festive kuq e zi me shpresën që festat tjera të flamurit ti festojnë nën atmosferën e bashkimit kombëtar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat