Gjilani do të përfundojë edhe 7 shtëpi për familjet në nevojë

Gjilani

Gjilani do të përfundojë edhe 7 shtëpi për familjet në nevojë

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 18:18
Punimet

Komuna e Gjilanit është duke bërë renovimin e shtatë shtëpive për familjet në gjendje të rëndë ekonomike dhe familjare që dimri për ato të jetë më i lehtë për t’u tejkaluar.

Kryetari Lutfi Haziri, gjatë vizitës në shtëpinë e Ismet Halilit, ka thënë se komuna që ai drejton me mbështetje edhe të donatorëve është duke rinovuar shtëpitë për familjet me gjendje të rëndë. 

“Po presim që gjendja të ndryshojë për së miri dhe familjet të cilat kanë gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale të ketë sa më pak në Komunën e Gjilanit, derisa ta ulim këtë në pikën zero, sa i përket aspektit të strehimit. Në këtë fazë është duke u punuar në shtatë shtëpi të familjeve të ndryshme. Prej tyre, gjashtë shtëpi  po financohen nga Komuna e Gjilanit dhe një është në bashkëpunim me një donator privat. Deri më tani, kemi rreth 50 shtëpi të rinovuara dhe afro 100 të ndërtuara me çelësa në dorë dhe afro 50 familjeve po u paguajmë qiranë mujore”, tha Haziri. 

Ndërsa, Ismet Halili, ka thënë se jeta e tij dhe gjendja ku ka jetuar do të fillojë të ndryshojë për së miri. Ai ka thënë se krahas kushteve jo të mira shëndetësore ishte edhe brenga e madhe e banimit, tash siç ka thënë ai, pas kësaj do të jetë gjithçka më e lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat