Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që kanosi bashkëshorten

Gjilani

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që kanosi bashkëshorten

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar të dyshuarin N.L., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Dyshohet që më 25 dhjetor  në fshatin Velekincë, komuna Gjilan, i dyshuari N.L., me veprimet  e tij në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë në familje, në atë mënyrë që bashkëshorten e tij, të dëmtuarën V.A., në prezencë të fëmijëve e ka kanosur me fjalë, pasi që dyshonte se e njëjta po e tradhtonte, me ç’rast te ajo ka shkaktuar frikësim dhe ankth.

Gjithashtu, i dyshuari në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, ka mbajtë në pronësi një armë zjarri, e cila edhe i është konfiksuar nga ana e zyrtarëve policor, pas incidentit me bashkëshorten e tij.

Prokuroria, sot ndaj të dyshuarit, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat