Hajnat vodhën rreth 3 mijë euro në xhaminë e Vitisë

Gjilani

Hajnat vodhën rreth 3 mijë euro në xhaminë e Vitisë

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 15:59
Xhamia

Rastet e vjedhjeve në objektet e kulteve fetare në komunën e Vitisë janë përsëritur. Një vjedhje është kryer në xhaminë e qytetit të Vitisë, në natën e së enjtes së kaluar. Sipas policisë mbrëmë

persona të panjohur, kanë hyrë brenda xhamisë dhe kanë thyer dyert e Zyrës së  Këshillit të bashkësisë islame në objektin e xhamisë dhe  kanë arritur të marrin rreth 3 mijë euro.

Rastin e ka konfirmuar edhe Husamedin Hoxha, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Vitisë.

Ai tha se xhemati kur kanë shkuar dje për ta falur namazin e sabahut, kanë vërejtur se aty gjatë natës kishte hajna.

Rasti menjëherë është paraqitur te Policia e Kosovës e cila me njësitet e saja përkatëse ka dalë në vendin e ngjarjes.

Aktualisht nuk ka persona të dyshuar, e hetimet rreth këtij rasti janë duke vazhduar nga njësitet përkatëse të policisë. Të themi se ky është rasti I dytë i vjedhjes në xhami pasi ditë më parë ishte vjedhur edhe në Xhamin e Pozharanit. Aziz Zuka

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat