Në Tërpezë të Vitisë gjenden rreth gjysmë kilogrami të llojit marihuanë

Gjilani

Në Tërpezë të Vitisë gjenden rreth gjysmë kilogrami të llojit marihuanë

Nga: Aziz Zuka Më: 3 janar 2019 Në ora: 18:13
Ilustrim

Në fshatin Tërpezë të Vitisë, dje në orët e  pasdites, njësitet policore kanë gjetur një sasi të drogës  saktësisht rreth 431 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë në një shtëpi të pabanuar në këtë fshat.

"Njësitet policore pas pranimit të informatës, për substanca të dyshuara narkotike në një shtëpi (të pabanuar) kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë gjetur e konfiskuar 431 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë", thuhet në raportin e  PK-së. 

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer hetimet e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat