Mbi 2 mijë e 500 kallëzime penale gjatë vitit të kaluar

Gjilani

Mbi 2 mijë e 500 kallëzime penale gjatë vitit të kaluar

Më: 5 janar 2019 Në ora: 09:28
Prokuroria Themelore në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan në tri departamentet e saj, Departamenti për Krime të Rënda, Departamenti për Krime të Përgjithshme dhe Departamenti për të Mitur dhe me gjithsej 17 prokurorë, duke përfshirë edhe kryeprokurorin e saj, gjatë vitit 2018 ka pranuar 2.592 kallëzime penale të natyrave të ndryshme me gjithsej 3.255 persona, me ç’rast në vitin 2019 janë bartur vetëm 44 lëndë me gjithsej 65 persona

Gjatë vitit që lamë pas Prokuroria Themelore në Gjilan ka pranuar 2.592 kallëzime penale të natyrave të ndryshme me gjithsej 3.255 persona, me ç’rast në vitin 2019 janë bartur vetëm 44 lëndë me gjithsej 65 persona.

Në komunikatën e dërguar për medie thuhet se Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë vitit 2018, ka përmbushur me sukses detyrimet e saj kushtetuese dhe ligjore për ndjekjen pa kompromis të kryerësve të veprave penale, duke garantuar në të njëjtën kohë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.

“Në vitin 2018 kjo prokurori ka treguar efikasitet të lartë të kryerjes së lëndëve, me mbi 98% të vendosura dhe të dorëzuara në Gjykatën Themelore në Gjilan, ku në shkallën e kësaj përqindjeje të lartë, përveç ngritjes së aktakuzave, ka pasur edhe pushime të hetimeve dhe hedhje të kallëzimeve penale”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat