Hoti nënshkruan memorandum me kryetarin e Kamenicës

Gjilani

Hoti nënshkruan memorandum me kryetarin e Kamenicës

Më: 9 janar 2019 Në ora: 14:10
Rexhep Hoti dhe Qëndron Kastrati

Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, sot nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, për implementimin e Programit Nacional për Rininë për të gjithë nxënësit dhe studentët e kësaj komune.

“Programi Nacional për Rininë nuk është vetëm garë. Është punë individuale, ekipore dhe mbi të gjitha është gjithëpërfshirje e dijes e sublimuar në pjesën praktike të saj, që do të thotë se teorisë i jepet shancë të takohet me praktikën, me pjesën më të bukur të dijes që i bën nxënësit  të jenë më kurreshtarë dhe ambiciozë e aspak monoton”, tha Hoti.

E Kryetari i Kamenicës vlerësoi se një program i tillë ka qenë më se i nevojshëm për të rinjt.

“Jemi shumë të interesuar dhe të gatshëm që ta mbështesim dhe implementojmë programin në komunën tonë me të gjitha mundësitë. Është një program i jashtëzakonshëm sepse bazohet në garë, e konkurrenca është e domosdoshme për rininë. Të rinjt e komunës tonë janë shumë aktivë sidomos në sport, prandaj besoj se gara do të jetë shumë interesante”, tha Kryetari Kastrati.

Koordinatori Hoti ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Azem Guri të cilët theksuan mbështetjen e ministrive që përfaqësojnë për programin.

Qëllimi i marrëveshjes së bashkëpunimit është asistimi i ndërsjellë për implementimin e Programit Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat