Dhuna në familje, gjatë vitit 2018 trajtohen 212 raste në Gjilan

Gjilani

Dhuna në familje, gjatë vitit 2018 trajtohen 212 raste në Gjilan

Më: 9 janar 2019 Në ora: 16:13
Prokuroria Themelore në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë vitit 2018, falë bashkëpunimit dhe koordinimit me Policinë e Kosovës, Zyrën për Mbrojtjen e Viktimave dhe Gjykatën Themelore në Gjilan, ka trajtuar 212 raste të dhunës në familje.

Pas hetimeve janë ngritur 186 aktakuza, në 17 raste janë bërë propozime për shqiptimin e masave të trajtimit të detyrueshëm, 4 propozime për shqiptimin e masave edukative, janë hedhur dy kallëzime penale dhe për tri raste janë pushuar hetimet.

Për të gjitha veprat penale, të cilësuara si dhunë në familje, 90% e personave  kanë qenë femra, të cilat kanë përjetuar dhunë psikike dhe fizike, madje në shumë raste, nga kryerësit janë shkelur edhe urdhrat mbrojtës, me të cilët janë parashikuar masat mbrojtëse ndaj viktimave.

Në regjionin e Gjilanit, gjatë këtij viti, dhuna në familje, ka rezultuar një problem madhor, pasi që numri i këtyre veprave penale vazhdon të jetë i lartë.

Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se do të vazhdojë të trajtojë me seriozitet të theksuar dhunën në familje, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ta parandaluar këtë fenomen mjaft të përhapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat