Gjilani dhe “Jetimët e Ballkanit” ndërtojnë 10 shtëpi për familjet në nevojë

Gjilani

Gjilani dhe “Jetimët e Ballkanit” ndërtojnë 10 shtëpi për familjet në nevojë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 15:28
Lutfi Haziri dhe Shoqata humanitare “Jetimët e Ballkanit”

Shoqata humanitare “Jetimët e Ballkanit” ka konfirmuar përkrahjen për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, duke qenë pjesë e projektit për ndërtimin e 10 shtëpive të reja në Komunën e Gjilanit për vitin 2019.

Një gjë e tillë u bë e ditur gjatë takimit që kreu i Gjilanit Lutfi Haziri pati sot me kryetarin e shoqatës “Jetimët e Ballkanit” Halil Kastrati.

“Aktualisht jemi duke bërë renovimin e 6 shtëpive për raste me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, gjithashtu do të ndërtohen edhe tri shtëpi të reja tashmë të konfirmuara nga Komuna e Gjilanit. Shoqatës “Jetimët e Ballkanit”, sot i kam konfirmuar mbështetjen e Komunës edhe për dhjetë shtëpi të reja gjatë vitit 2019. Njëkohësisht, kemi marrë konfirmimin e menjëhershëm që gjatë muajit të ardhshëm të strehohet një familje me fëmijë jetim dhe një falënderim i veçantë për shoqatën dhe donatorin, që sot do të bëjnë me banesë të re një familje e cila ka kushte tepër të vështira”, tha Haziri.

Ndërsa, Halil Kastrati, në emër të shoqatës, ka thënë se bashkëpunimi me Komunën e Gjilanit bënë të mundur që të ketë më shumë shtëpi të ndërtuara dhe uljen e numrit të madh të familjeve skamnore në këtë komunë.

Përndryshe, Komuna e Gjilanit në marrëveshjen e bashkëpunimit e cila do të nënshkruhet së shpejti, do të participojë më 50 mijë euro për 10 shtëpi për familjet në nevojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat