Haziri kërkon ndërprerjen e grevës në përputhje me kërkesat e Sindikatës - Bota Sot
Haziri kërkon ndërprerjen e grevës në përputhje me kërkesat e Sindikatës

Gjilani

Haziri kërkon ndërprerjen e grevës në përputhje me kërkesat e Sindikatës

Më: 17 janar 2019 Në ora: 14:00
Lutfi Haziri, ka vizituar grevistët në shkollën fillore “Sadulla Brestovci” dhe edukatoret e çerdhes “Ardhmëria II”

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Arsimit, Nazim Gagica, ka vizituar grevistët në shkollën fillore “Sadulla Brestovci” dhe edukatoret e çerdhes “Ardhmëria II”.

Siç njofton komunikata për media nga Komuna e Gjilanit, kryetari Haziri me këtë rast ka kërkuar ndërprerjen e grevës dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës përmbushjen e të gjitha kërkesave të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

“Kërkesat e grevistëve janë të drejta, por humbja e mësimit është humbje e madhe për nxënësit. Prandaj, kërkoj nga SBASHK-u që ta ndërpresë grevën dhe nxënësit t’i kthehen procesit të rregullt mësimor. Por, kërkesa ime drejtuar Qeverisë është që t’i përmbush të gjitha kërkesat e Sindikatës”, ka thënë Haziri. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...