Gjilani zyrtarizon Njësitin për implementimin e impiantin, kosto 30 milionë euro

Gjilani

Gjilani zyrtarizon Njësitin për implementimin e impiantin, kosto 30 milionë euro

Më: 17 janar 2019 Në ora: 15:02
Lutfi Haziri dhe Kompania Regjionale e Ujit “Hidromorava” kanë bërë sot zyrtarizimin e Njësitit për implementimin e projektit për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe kolektorëve

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Kompania Regjionale e Ujit “Hidromorava” kanë bërë sot zyrtarizimin e Njësitit për implementimin e projektit për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe kolektorëve, i cili do të financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe ka kosto 30 milionë euro.

“Impianti për trajtimin e ujërave të zeza është projekti më i nevojshëm dhe më i madh urban i komunës tonë, që përfshinë qytetin dhe të gjitha fshatrat, jo vetëm të kufijve tanë, por të gjithë ata që janë në rrjedhën e infrastrukturës nëntokësore që kanë impakt në ujërat e zeza të kësaj rrjedhe”, ka thënë kryetari Haziri.

Haziri ka garantuar se Komuna e Gjilanit, KRU “Hidromorava” dhe Njësia implementuese do të bëjnë implementimin strikt të projektit në bazë të ligjit dhe dinamikës në bashkëpunim të ngushtë edhe me qeverinë dhe me BERZh-in.

“Do të jemi së bashku kujdestar të fuqishëm të implementimit të projektit, sepse ky qytet, i cili daton për mbi 500 vjet, po i vije një projekt i cili do të jap një zgjidhje përfundimtare për ndotësit më të mëdhenj siç janë ujërat e zeza”, ka thënë ai.

Ndërsa, Muhamet Suliqi, drejtor i KRU “Hidromorava”, ka falënderuar kryetarin Haziri për kontributin e tij që ky projekt të vije në Gjilan, duke theksuar se ky është projekti më i madh dhe shumë i rëndësishëm për Gjilanin dhe të ardhmen e qytetarëve të vet.

“Ndërtimi i Impiantit do të bëhet në afërsi të fshatit Uglarë, në një hapësirë prej 8 hektarëve, që në fazën e parë deri në vitin 2032 do të përfshihen 76 mijë banorë dhe faza e dytë deri në vitin 2040 do të përfshijë 114 mijë banorë. Ndërtimi i kolektorëve parasheh pos tjerash edhe shtrirjen e rrjetit të ujërave të zeza në një gjatësi rreth 38 kilometrave dhe planifikohet që brenda 5 viteve të finalizohen këto punime”, tha Suliqi.

Ndryshe, studimi i fizibilitetit dhe studimi socio-ekonomik tashmë ka përfunduar, ndërsa financimin e këtij projekti do ta realizojë BERZH, mjetet financiare për të cilin i janë dhënë Qeverisë, por është grant për Komunën e Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat