Kadri Zeka përkujtohet edhe në Gjilan

Gjilani

Kadri Zeka përkujtohet edhe në Gjilan

Më: 17 janar 2019 Në ora: 15:19
Kadri Zeka përkujtohet edhe në Gjilan

Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, me rastin e 37 vjetorit të rënies heroike të Kadri Zekës, kanë nderuar veprën e atdhetarit emrin e të cilit e mban ky universitet.

Rektori së bashku edhe me prorektorët, sekretarin e përgjithshëm, dekanët, profesorët dhe përfaqësues të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh në varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Me këtë rast, rektori Bajram  Kosumi tha se janë krenar me veprën madhore të heronjve, të cilët punuan për lirinë e vendit tonë.

“Kjo është edhe porosia e jetës dhe veprës së atdhetarit Kadri Zeka të cilin nuk do ta harrojmë kurrë, dhe me krenari do ta kujtojmë gjithmonë”, ka thënë pos tjerash Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”.

17 janari i vitit 1982, ishte dita kur u vranë mizorisht Kadri Zeka dhe vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla. Atentati mbi  heronjtë ,  Kadri Zeka dhe dy vëllezërit Gërvalla, ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat