Haziri: Heronjtë na mësuan si fitohet liria, ne duhet të mësojmë se si ruhet paqja

Gjilani

Haziri: Heronjtë na mësuan si fitohet liria, ne duhet të mësojmë se si ruhet paqja

Më: 17 janar 2019 Në ora: 18:30
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri

Akademia e Flakës ka hapur sonte zyrtarisht manifestimin kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2019”, i cili sivjet i kushtohet 20-vjetorit të çlirimit të Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se heronjtë, dëshmorët dhe martirët na mësuan se si duhet të fitohet liria, ndërsa ne duhet të mësojmë se di ruhet paqja. 

“Kjo Akademi shënon ditën e rënies heroit të Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Ky qytet shënon arritjen e parë të lirisë 20 vjet më parë pas qindra vitesh okupimi, kolonizime dhe sundime të perandorive, shteteve e popujve të tjerë. Zotohem se në janarin e ardhshëm do ta riorganizojmë Flakën e Janarit, rikrijojmë dhe rimodelojmë, por jo t’ia humbim misionin. Ne i respektojmë dëshmorët e kombit me kulturë, art, ekspozitë, me qetësinë, respektin e gjunjëzimin tonë para varrezave të tyre, familjeve dhe emrave të tyre të mëdhenj. Ata na mësuan se si duhet të fitohet liria, ndërsa ne duhet të mësojmë se di ruhet paqja”, tha Haziri.   

Akademia e Flakës është përmbyllur me një program të pasur kulturor-artistik të përgatitur nga Kori i Qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat