Mbi 260 pjesëmarrës në aktivitetin nga KVRL-Gjilan me Prof. Dr Jahja Kokaj

Gjilani

Mbi 260 pjesëmarrës në aktivitetin nga KVRL-Gjilan me Prof. Dr Jahja Kokaj

Më: 19 janar 2019 Në ora: 15:14
Ligjerata e Prof. Dr Jahja Kokaj

Ne e ftuam shkencën, dhe shkenca foli. Profesor Jahja Kokaj ligjëroi në temën “Zbulimet nobel të vitit 2018, lufta kundër kancerit, varfërisë ndotjes së ambientit dhe ngrohjes globale”.

Një hulumtues në NASA, profesor në Kuvajt, ligjërues ne Pitsburg e vende të tjera sot për herë të parë ishte në Gjilan ku mbajti ligjëratë me studentë e nxënës të qytetit të Gjilanit të organizuar nga KVRL.

KVRL shprehet e kënaqur me interesimin e rinisë së qytetit dhe i mirëpresin këto aktivitete dhe gjithashtu falënderon Komunën e Gjilanit për bashkëpunim, Njësinë për Rini, Parlamentin Studentor, organizatat studentore, këshillat e nxënësve si dhe të gjithë pjesëmarrësit .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat