Arrestohen me 52 kg marihuanë, prokuroria kërkon paraburgim - Bota Sot
Arrestohen me 52 kg marihuanë, prokuroria kërkon paraburgim

Gjilani

Arrestohen me 52 kg marihuanë, prokuroria kërkon paraburgim

Më: 26 janar 2019 Në ora: 09:50
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të dyshuarve F.TH. i moshës 45 vjeç, XH.H. i moshës 58 vjeç, dhe L.M. i moshës 57 vjeç, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit F.TH., XH.H. dhe L.M., më 24 janar të këtij viti, në rrugën Prishtinë – Gjilan, pa autorizim kanë blerë dhe poseduar substanca narkotike, me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, në atë mënyrë që pasi nga policia është ndalur automjeti, të cilin e drejtonte i dyshuari F.TH., në të cilin automjet kishte qenë edhe i dyshuari XH.H., në bagazhin e të njëjtit është gjetur 52.37 kg, substancë narkotike e llojit ‘’Marihuanë’’.

“Ndërsa, tek parkingu i qendrës tregtare ETC, në Gjilan, nga policia është arrestuar edhe i dyshuari L.M., i cili kishte për të pranuar substancën narkotike, e cila edhe është konfiskuar nga policia. Po ashtu, janë konfiskuar edhe dy vetura, 4 telefona celular dhe 2,000 euro”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së  paraburgimit, ndaj të miturit A.I. 18 vjeç, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Dyshohet që, i mituri A.I., më 25 janar të këtij viti, në Viti, ka poseduar substancë narkotike, të llojit ‘’Marihuanë’’, në peshë prej 108.6 gram, e cila është konfiskuar nga policia.

Prokuroria, i ka propozuar gjyqtarit të procedurës paraprake, që të dyshuarve dhe të miturit t’iu shqiptojë masën e paraburgimit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...