Të gjitha rrugët në Gjilan janë të hapura dhe të kalueshme

Gjilani

Të gjitha rrugët në Gjilan janë të hapura dhe të kalueshme

Më: 26 janar 2019 Në ora: 15:05
Gjilan

Pas reshjeve të jashtëzakonshme të borës në Gjilan ditën e djeshme, operatori ekonomik ka punuar me të gjitha kapacitetet 24 orë, duke bërë kështu që të gjitha rrugët të jenë të hapura dhe të kalueshme.

Deri tani, nuk ka asnjë kërkesë nga ana e qytetarëve për ndonjë bllokadë eventuale.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka njoftuar se rrugën janë të hapura madje edhe në zonat më të thella malori si Gryka e Karadakut e Malësia e Zhegocit.

“Kompania kontraktuese po vazhdon punën me intensitet të shtuar edhe në këto momente. Do të punojmë pandërprerë, 24 orë, për t’i dalë në ndihmë qytetarëve tanë në qytet e fshatra, duke iu mundësuar qarkullim sa më të lehtë”, është shprehur Korça, njofton kjo komunë me anë të kumtesës për media.

Komuna njofton qytetarët që për çdo problem eventual mund të kontaktojnë numrat kujdestar: +383 44 234 007 dhe +383 45 540 803 dhe ekipet komunale do t’u përgjigjen në afat sa më të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat