Një 53-vjeçar dyshohet se ka rënë në liqenin e Livoqit

Gjilani

Një 53-vjeçar dyshohet se ka rënë në liqenin e Livoqit

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Ende nuk dihen gjurmët e një 53-vjecari nga Gjilani. Ai është zhdukur që nga dje. Ndërkohë që ka dyshime se mund të ketë rënë në liqenin Livoq të Gjilanit. Policia bashkë me ekipet e shpëtimit të FSK’së janë në vendin e ngjarjes duke e kërkuar kështu personin e zhdukur. Ndërkohë që vetura e tij është gjetur buzë pendës së Liqenit.

Lajmin për zhdukjen dhe kërkimet e 53 vjeçarit e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Në ora 18:00 ne mbrëmë kemi kemi marrë informatën se një veturë me çelsa gjendet afër pendës së Livoqit. Ka dyshime se një person ka mundur të bjerë në pendë Zhytësit edhe FSK’së dhe edhe njësitë tjera janë në vendin e ngjarjes. 

Kërkimet nga zhytësit tashmë kanë filliar. Mbramë janë ndalur për shkak të kushteve, ndëkrohë që këkrimet kanë vazhduar sot në  mëngjes”, ka thënë Hashani.

Ai ka deklaruar e personi i zhdukur është i moshës 53-vjeçare. Në vendin e ngjarjes janë edhe Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat