Prokuroria në Gjilan për një javë ndalon nëntë persona

Gjilani

Prokuroria në Gjilan për një javë ndalon nëntë persona

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 11:09
Prokuroria Themelore në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar, ka ndaluar nëntë persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për vepra të ndryshme penale.

Nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar pesë persona, për shkak të dyshimit të veprave penale, ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, ‘’Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare’’, ‘’Detyrim’’, ‘’Vjedhje e rëndë’’, ‘’Kanosje’’ dhe ‘’Shtrëngim’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Kurse Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’, të KPRK-së.

Nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar tre të mitur, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’, ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Lëndim i rëndë trupor’’, të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Gjilan, nëpërmjet një komunikate thotë se brenda afateve ligjore, për të gjitha këto raste, ka paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat