Gjilani nënshkruan memorandum për trajnimin e mësimdhënësve

Gjilani

Gjilani nënshkruan memorandum për trajnimin e mësimdhënësve

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 15:35
Lutfi Haziri, nënshkroi sot memorandum mirëkuptimi me American Advising Center – EdUSA Kosovo

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, nënshkroi sot memorandum mirëkuptimi me American Advising Center – EdUSA Kosovo, për krijimin e partneritetit për Akademinë EducationUSA të mësimdhënësve dhe ofrimin e trajnimit “Këshillim për studime në SHBA dhe bursa” për mësimdhënësit e Komunës së Gjilanit.

Në takim është dakorduar të ofrohen informata për studimet në SHBA, këshillime akademike për nxënësit, studentët dhe mësimdhënësit të cilët dëshirojnë të studiojnë në SHBA, si dhe testime dhe burime për studimet në SHBA.

Trajnimi është i akredituar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për Zhvillim Profesional dhe Lincencim të Mësimdhënësve parauniversitar dhe do të zgjasë nga 1 shkurt deri më 31 dhjetor 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat