Bëhen bashkë Gjilani, Lezha dhe Gostivari; Haziri: Ky është bashkim kombëtar

Gjilani

Bëhen bashkë Gjilani, Lezha dhe Gostivari; Haziri: Ky është bashkim kombëtar

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 21:24
Bëhen bashkë Gjilani, Lezha dhe Gostivari

Në kuadër të shënimit të 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, organizuar nga gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan, është mbajtur një program i pasur kulturor-artistik, ku festës i është bashkuar edhe gjimnazi i Lezhës dhe ai i Gostivarit.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ngjarja e sotme dëshmon se bashkimi kombëtar de fakto ka ndodhur në Gjilan.

“Faleminderit drejtorit të Gjimnazit “Zenel Hajdini” që sot na ka bashkuar. Falënderoj edhe drejtoreshat e Gjimazit të Lezhës dhe Gostivarit. Unë jam njëri prej atyre që sot kam nderë të veçantë për t’ju uruar 11-vjetorin e lindjes së Kosovës, Pavarësisë tonë, por ajo që e bën të veçantë është se unë jam edhe nënshkruesi i deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në emër të qytetarëve të Gjilanit por edhe të Kosovës. Jam edhe ish gjimazist i po këtij Gjimnazi, “Zenel Hajdini,” kam luajtur në këtë sallë dhe kam mësuar në këtë shkollë sikurse ju tash”, tha Haziri.

Ai shtoi: “Mund të urojmë gjithmonë këtë bashkim që gjimnazi i Gjilanit, Strugës Lezhës dhe kërkesën e juaj kur bërtitni për Shqipëri etnike, atë e bëni ju dhe vetëm ju e realizoni sepse de fakto ky bashkim po ndodhë dhe po ndodhë në Gjilan. Na mbetet neve që t’i largojmë barrierat e bashkimit, barrierat dhe pengesat që nuk lejojnë që të mësojmë me një kurrikulë, me një libër, me një rrugë të përbashkët, e cila nuk e dallon gjimnazistin e Strugës, Lezhës apo Gjilanit”, theksoi Haziri.

Në këtë ngjarje, i pari i Gjilanit ka kujtuar me dhembje edhe tragjedinë e Gostivarit, ku disa të rinjë kanë humbur jetën, duke thënë ne e ndajmë dhimbjen me ato familje dhe me komunën e Gostivarit në përgjithësi, njofton Komuna e Gjilanit përcjellë Klan Kosova.

Më pas, është shfaqur programi kulturor i përgatitur nga nxënësit e gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat