Dyshohet se edhe një grua nga Gjilani ka vdekur nga gripi i derrit

Gjilani

Dyshohet se edhe një grua nga Gjilani ka vdekur nga gripi i derrit

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Gripi i derrit ende është i pranishëm në Gjilan dhe për pasoj kanë vdekur dy persona, gjatë ditëve të fundit. Derisa dyshohet se sonte edhe një grua ka vdekur nga ky grip. Bëhet fjalë për një 61 vjeçare (1958) nga Pozhorani.

Edhe një grua nga Gjilani po dyshohet se para pak orëve ka vdekur si pasoje e gripit të derrave (‘Gripi A H1N1’). Bëhet fjalë për një 61 vjeçare (1958) nga Pozhorani.

 Siç ka mësuar media nga burimet e veta, e njëjta fillimisht është dërguar në spitalin e Gjilanit ku me anë të fotografimeve dhe kontrolleve është drejtuar për në Infektive të QKUK'së, me dyshimet se u prekë nga gripi i derrit.

Burimet kanë thënë se ajo pas një orë ka ndërruar jetë në QKUK.

Kjo është viktima e dyte nga Gjilanit qe ka vdekur brenda një jave si pasojë e AH1N1.

Ndërkohë që janë edhe tre raste të tjera të dyshuara me grip të derrave që po trajtohen.

Ditë më parë u raportua se Ramadan Jashari nga fshati Pogragjë e Gjilanit, ka vdekur të dielën pasi nuk mundi ta mbijetojë sëmundjen e gripit të derrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat