Nxënësit e shkollës fillore “Abaz Ajeti”, në Gjilan kanë mbjellë 11 fidane, si simbolikë e shënimit të 11 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Së bashku me nxënësit e kësaj shkolle fidane ka mbjellë edhe kreu i komunës, Lutfi Haziri, dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.
Sipas njoftimit të komunës, kryetari ka përgëzuar këtë shkollë për iniciativën simbolike të shënimit të 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.