Komuna e Vitisë po feston 17 shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Kosovës me aktivitete të shumta - Bota Sot
Komuna e Vitisë po feston 17 shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Kosovës me aktivitete të shumta

Gjilani

Komuna e Vitisë po feston 17 shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Kosovës me aktivitete të shumta

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 12:47
Homazhet

Aktivitetet për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në Komunën e Vitisë kanë filluar sot me homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në Viti, si dhe më pas është mbajtur edhe një seancë solemne nga Kuvendi Komunal i Vitisë, në të cilën është folur mbi rëndësinë që ka kjo ditë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Gjithashtu nën organizimin e kësaj komune janë mbajtur edhe aktivitete të shumta për nder të kësaj dite si: manifestimi qendror ku para qytetarëve vitias u dha një program i pasur kulturo-artistik. Ndërkaq po sot nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport janë paraparë të zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme sportive në: futboll të vogël, në volejboll dhe basketboll. Kurse nën organizimin e DKRS-së dhe Federatës së Atletikës së Kosovës dhe nën mbështetjen e Caritas Kosova dhe të Fabrikës së ujit „Miros“ gjithashtu në përvjetorin e 11 të Republikës së Kosovës sot në Viti po mbahen edhe garat në Atletikë ku po marrin pjesë garues nga Shqipëria, Maqedoni e Veriut, dhe Kosova dhe atë për kategoritë e ndryshme prej fatosave, juniorëve dhe sinorëve në disiplinat prej 400-1000 metra.

Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, gjatë seancës solemne për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ndër tjerash u shpreh se këtë ditë të veçantë përkujtohen ata që kontribuuan për lirinë e këtij vendi. “ Ne sot përkujtojmë dhe përkulemi me respektin më të madh, pranë atyre djemve dhe vajzave që më gjakun e tyre vunë themelet e këtij shteti të cilën po e gëzojmë ne. Po ashtu respektojmë dhe nderojmë të gjithë ata intelektual dhe patriot që nuk janë në mesin tonë, nderojmë baballarët tonë, nënat, vëllezërit dhe të gjithë ata qe në rrethana të ndryshme u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi”, u shpreh Kryesuesi Pira.

E Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti foli për rëndësinë e kësaj dite. “ Sot 11 vite më parë, Kosova shpalli mëvetësinë e saj. 17 shkurti i vitit 2008, hyri në histori si një nga datat më të rëndësishme për vendin dhe popullin e Kosovës. Viti 2008 i realizoi Kosovës aspiratën, për të cilën breza të tërë luftëtarësh e veprimtarësh u përpoqën me sakrifica e mundime të gjata, por e veçanta e përvjetorit të sivjetëm të pavarësisë, është shndërrimi i FSK-së në ushtri të Kosovës dhe kjo e bënë edhe më madhështore këtë festë”, u shpreh Kryetari Haliti. Abdyl Bajrami nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Viti foli mbi përpjekjet e popullit shqiptarë për liri në etapat e ndryshme të historisë dhe atë pasi që pjesa më e madhe e popullit shqiptar mbeti jashtë trungut të shtetit shqiptar. Kurse gjithashtu sot në Viti.

Gjithashtu nën organizimin e kësaj komune janë mbajtur edhe aktivitete të shumta për nder të kësaj dite si: manifestimi qendror ku para qytetarëve vitias u dha një program i pasur kulturo-artistik. Ndërkaq po ashtu sot nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport janë paraparë të zhvillohen edhe aktivitete të ndryshme sportive në: futboll të vogël, në volejboll dhe basketboll. Kurse nën organizimin e DKRS-së dhe Federatës së Atletikës së Kosovës dhe nën mbështetjen e Caritas Kosova dhe të Fabrikës së ujit „Miros“ gjithashtu në përvjetorin e 11 të Republikës së Kosovës sot në Viti po mbahen edhe garat në Atletikë ku po marrin pjesë garues nga Shqipëria, Maqedoni e Veriut, dhe Kosova dhe atë për kategoritë e ndryshme prej fatosave, juniorëve dhe sinorëve në disiplinat prej 400-1000 metra.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...