Komuna e Gjilanit nis punëtorinë për menaxhimin e shpenzimeve të parasë publike - Bota Sot
Komuna e Gjilanit nis punëtorinë për menaxhimin e shpenzimeve të parasë publike

Gjilani

Komuna e Gjilanit nis punëtorinë për menaxhimin e shpenzimeve të parasë publike

Më: 6 mars 2019 Në ora: 19:04
Komuna e Gjilanit nis punëtorinë për menaxhimin e shpenzimeve të parasë publike

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka filluar punëtoria për Librin e Proceseve për Menaxhimin e Shpenzimeve Publike, libër ky i cili përfshinë trembëdhjetë procese, duke filluar nga planifikimi i buxhetit e deri te menaxhimi i kontratave.

Qëllimi i kësaj punëtorie, ka të bëjë me informimin e plotë dhe ndarjen e njohurive sa i përket proceseve për menaxhimin e shpenzimeve publike në Komunë, ku zyrtarëve kompetentë do t’i ndihmojë t’i kuptojnë procedurat të cilat shpjegojnë veprimet, informatat, dokumentet, afatet dhe çështjet e tjera, të cilët gjatë zbatimit të detyrave punuese,  ballafaqohen dhe sfidohen me procedurat duke filluar nga fazat e para të planifikimit të buxhetit deri tek menaxhimi i kontratave.

Përmes njohurive që fitohen nga kjo punëtori, sigurohet zbatueshmeri e drejtë e procedurave dhe pajtueshmëri e plotë me rregullativën ligjore për të siguruar rregullsi financiare gjatë kryerjes së detyrave të përditshme.

Libri i Proceseve synon të sqarojë dhe konsolidojë procedurat që duhet ndjekur për të siguruar kontroll dhe rregull strikt me cilësi në procesin e buxhetimit dhe ekzekutimit të tij.

Sesioni i dytë i kësaj punëtorie do të mbahet gjatë ditës së nesërme për të ndërmarrë hapat e nevojshëm që procesi buxhetor dhe shpenzimet e parasë publike nëpër të gjithë dikasterët të jetë i planifikuar mirë dhe njëkohësisht edhe mbikëqyrja dhe raportimi të jenë në nivel të lartë konform ligjeve në fuqi që e rregullojnë këtë aspekt të rëndësishëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...