Arrestohet ngasësi i automjetit transportues që shkaktoi aksidentin në Gjilan - Bota Sot
Arrestohet ngasësi i automjetit transportues që shkaktoi aksidentin në Gjilan

Gjilani

Arrestohet ngasësi i automjetit transportues që shkaktoi aksidentin në Gjilan

Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Policia e Kosovës ka arrestuar drejtuesin e automjetit transportues M.A, me të cilin dyshohet se shkaktoi aksidentin tragjik në këtë komunë.

Sipas kumtesës së Prokurorisë Themeore, të dyshuarit M.A, nga Peja, iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

”Prokurori kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka urdhëruar policinë që drejtuesi i automjetit transportues, tani i dyshuari M.A., nga Peja, të ndalohet për 48 orë”.

”Nga ky aksident i komunikacionit, janë përfshirë mbi 10 automjete, ku përpos dëmeve të mëdha materiale, një person ka ndërruar jetë, ndërsa 16 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...