Haziri: Ka qenë një pasdite horrori, po punojmë që ta përballojmë situatën - Bota Sot
Haziri: Ka qenë një pasdite horrori, po punojmë që ta përballojmë situatën

Gjilani

Haziri: Ka qenë një pasdite horrori, po punojmë që ta përballojmë situatën

Nga: K.M Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:26
Kryetari Lutfi Haziri

(E plotësuar) - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka cilësuar si një pasdite horrori tragjedinë e sotme që ndodhi në qendër të qytetit.

Në konferencën e përbashkët me prokuroren e shtetit, Rozelita Hasani dhe zëdhënësit e policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, kryetari i Gjilanit ka i shprehur ngushëllime familjes Çoçaj, ndërkaq 14 të lënduarve u ka dëshiruar shërim të shpejtë.

“Ka qenë një pasdite horrori që ka ndodhur sot në Gjilan. Fatkeqësisht, një bashkëqytetar i yni Qerim Çoçaj ka humbur jetën, dy qytetarë janë në gjendje emergjente dhe po trajtohen në QKUK, ndërkaq 12 të tjerë po trajtohen në Spitalin Regjional. Lutemi që ta përballojmë sa më lehtë këtë gjendje të gjithë. Ne do të jemi pranë familjeve të të lënduarve, e në veçanti të familjes Çoçaj”, tha Haziri.

“E falënderoj reagimin e policisë së shtetit, prokurorisë dhe solidaritetin e qytetarëve të cilët kanë ndihmuar në shpëtimin  e jetës së qytetarëve që kanë qenë të ngujuar në veturat e tyre”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Ndërkaq, para pak çastesh kryetari i Gjilanit ka mbledhur në takim drejtorët e të gjitha drejtorive komunale, ku i pranishëm ka qenë edhe komandanti i stacionit policor në Gjilan, Alban Ramushi, ku kanë diskutuar për menaxhimin e kësaj situate.

Aksidenti i tmerrshëm në Gjilan, flet Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka folur nga Emergjenca e këtij qyteti duke dhënë detaje nga tragjedia që ndodhi në Gjilan.

Sipas Hazirit, deri tani ka vdekur një qytetar dhe janë të lënduar 14 të tjerë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Deri tash e kemi një të vdekur, kemi humbur një ndërmarrës dhe një qytetar jashtëzakonisht të ndershëm, zotëri Qerim Çoqaj.  14 janë me lëndime, dy prej të cilëve janë më serioze sipas raporteve mjekësore. Dy janë përcjell në qendrat emergjente në Prishtinë.  Një kamion i Prishtinës ka humbur frenat dhe ka shkaktuar këtë aksident tragjik”, ka thënë Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...