Pamje të reja nga vendi ku ndodhi aksidenti i tmerrshëm në Gjilan

Gjilani

Pamje të reja nga vendi ku ndodhi aksidenti i tmerrshëm në Gjilan

Më: 7 mars 2019 Në ora: 17:30
Pamje nga aksidenti

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në qendër të Gjilanit, ku u përfshinë një kamion dhe dhjetëra vetura. Sipas të dhënave zyrtare, ka mbetur i vdekur një person kurse janë lënduar 14 persona të tjerë, raporton Periskopi.

Furra “Vëllezërit Çoçaj” ka njoftuar se në aksidentin tragjik në Gjilan ka humbur jetën pronari i saj, Qerim Çoçaj.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka folur nga Emergjenca e këtij qyteti duke dhënë detaje nga tragjedia që ndodhi në Gjilan.

“Deri tash e kemi një të vdekur, kemi humbur një ndërmarrës dhe një qytetar jashtëzakonisht të ndershëm, zotëri Qerim Çoqaj.  14 janë me lëndime, dy prej të cilëve janë më serioze sipas raporteve mjekësore. Dy janë përcjell në qendrat emergjente në Prishtinë.  Një kamion i Prishtinës ka humbur frenat dhe ka shkaktuar këtë aksident tragjik”, ka thënë Haziri.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat