VV në Gjilan, e tronditur nga aksidenti tragjik

Gjilani

VV në Gjilan, e tronditur nga aksidenti tragjik

Më: 7 mars 2019 Në ora: 20:16
Isufi i shoqëruar nga anëtarë të strukturës, vizituan të aksidentuarit që gjendeshin në spitalin e qytetit,

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, është e tronditur nga aksidenti tragjik që ndodhi sot në qendër të qytetit, me ç’rast shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Çoçaj, e cila humbi kryefamiljarin e saj Qerim Çoçaj, në këtë aksident fatkeq për shumë qytetarë të Gjilanit.

Kryetari i Lëvizjes në Gjilan Nevzad Isufi, i shoqëruar nga anëtarë të strukturës, vizituan të aksidentuarit që gjendeshin në spitalin e qytetit, duke i dëshiruar shërim të lehtë dhe të shpejtë.

"Ndërsa, falenderojmë stafin mjekësor të spitalit të Gjilanit, për mobilizimin dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët e lënduar në akident.

Është rast i rëndë jo vetëm për familjarët e viktimës dhe të të lënduarëve, por për të gjithë qytetarët shqetësimi i të cilëve eshtë i madh. Prandaj edhe kërkojmë nga organet kompetente që të hetohet ky rast dhe përgjegjësit të bartin barrën e tyre të përgjegjësisë", tha VV.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat