Flet 24-vjeçarja që u përfshi në aksidentin e rëndë në Gjilan

Gjilani

Flet 24-vjeçarja që u përfshi në aksidentin e rëndë në Gjilan

Më: 7 mars 2019 Në ora: 20:24
Pamje nga aksidenti

24 vjeçarja, Xh.H ka qenë e përfshirë në aksidentin i cili ndodhi sot në Gjilan.

Ajo thotë se i kujtohet shumë pak se si ndodhi aksidenti në fjalë, derisa ka treguar se çfarë i kujtohet nga gjithë kjo ngjarje.

“Kam qenë në taksi dhe e kam të paqart çka ka ndodhë, më ka humb vetëdija po më tregojnë këta që e kam dhënë numrin e të dashurit për me e lajmru por unë nuk po e mbajë  mend. Nuk po më kujtohet as ku kam pas me shku… krejt tjerat i kam të paqarta. Mjekt i kanë kry ekzaminimrt kam dhimbje të shpinës por jo diçka serioze edhe te pjesa e ballit pak të grithun. Nuk e kom marr as telefonin me shiqu ka ka ndodhë”, ka thënë ajo.

27 persona të lënduar  nga aksidenti i rëndë në Gjilan është bilanci i atyre që po trajtohen aktualisht në Qendrën Spitalore të këtij qyteti. Tre prej tyre në gjendje më të rëndë po qëndrojnë në QKUK të Prishtinës.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu ka thënë  se 27 të lënduar po mjekohen në spitalin e tyre, ndërkohë që tre prej tyre janë dërguar në QKUK, pasi gjendja e tyre është më e rëndë.

’27 persona kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e Gjilanit. Tetë pre tyre janë pranuar në gjendje stabile, por që kanë lëndime të natyrave të ndryshme. Por janë në kontroll.Tre prej tyre po trajtohen në QKUK’’, ka thënë Hajrullahu.

Hajrullahu ka mohuar raportimet se për në QKUK është nisur edhe personi i katërt.

‘Jo, vetëm tre po trajtohen atje’, ka thënë drejtori i Spitalit të Gjilanit.

Në anë tjetër, mjeku kujdestar në QKUK, Naser Syla ka thënë se të lënduarit janë në gjendje të rëndë, megjithatë gjendje e tyre është stabile.

“Po, aktualisht kemi dy pacientë me lëndime të rënda trupore por gjendja e tyre është stabile. Pacientët janë një mashkull dhe një femër, kurse mosha e tyre është mesatare”, ka thënë Syla.

Si pasojë e këtij aksidenti tragjik mbeti i vdekur një person . Ai ishte një pronar furre në Gjilan i cili u godit nga kamioni në shpejtësi të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat