Rrëfehet dëshmitari i aksidentit në Gjilan: Menduam që është sulm terrorist - Bota Sot
Rrëfehet dëshmitari i aksidentit në Gjilan: Menduam që është sulm terrorist

Gjilani

Rrëfehet dëshmitari i aksidentit në Gjilan: Menduam që është sulm terrorist

Më: 7 mars 2019 Në ora: 21:15
Pamje nga aksidenti

Një qytetar gjilanas, dëshmitar i aksidentit të rëndë në qendër të Gjilanit ka përshkruar momentin kur kamioni në shpejtësi marramendëse ka goditur veturat e pastaj ka përfunduar tek furra e pronarit i cili tashmë humbi jetë, shkruan Periskopi.

Ky qytetar kishte pas frikën se ka të bëjë me ndonjë sulm terrorist.

‘’Unë në atë moment isha me një nip dhe mbesë edhe t’u shku në atë kohë kamioni ka ardh nga lartë me shpejtësi të papërshkruar. Unë fillimisht mendova mos ishte me eksploziv sikurse në shtetet e jashtme. Ka ardh nga lartë tepër shpejt. Drejt furrës Çoçaj. E ka rrok të ndjerin. E ka rrok dhe e ka gjujt. E kam ditë që nuk shpëton. Pesë minuta më herët vec është bërë ndërrimi i shkollës. Nëse kish ndodh edhe 5 minuta. Fat në faqtkeqësi ishte. T’i kish rrok fëmijët, sikur kokrra të mishit në atë shpejtësi I kish bë’’, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

‘’Ka pasë me bë gërdi të madhe. Vec tërmeti 2004 që ka pasë shqetësime, ani kjo ngjarje’’, shton ky qytetar.

27 persona të lënduar  nga aksidenti i rëndë në Gjilan është bilanci i atyre që po trajtohen aktualisht në Qendrën Spitalore të këtij qyteti. Tre prej tyre në gjendje më të rëndë po qëndrojnë në QKUK të Prishtinës.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu ka thënë se 27 të lënduar po mjekohen në spitalin e tyre, ndërkohë që tre prej tyre janë dërguar në QKUK, pasi gjendja e tyre është më e rëndë.

’27 persona kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e Gjilanit. Tetë pre tyre janë pranuar në gjendje stabile, por që kanë lëndime të natyrave të ndryshme. Por janë në kontroll.Tre prej tyre po trajtohen në QKUK’’, ka thënë Hajrullahu.

Hajrullahu ka mohuar raportimet se për në QKUK është nisur edhe personi i katërt.

‘Jo, vetëm tre po trajtohen atje’, ka thënë drejtori i Spitalit të Gjilanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...