Haziri: Të gjithë u solidarizuan me rastin në Gjilan, veç kompania që shkaktoi aksidentin

Gjilani

Haziri: Të gjithë u solidarizuan me rastin në Gjilan, veç kompania që shkaktoi aksidentin

Më: 7 mars 2019 Në ora: 21:43
Pamje nga aksidenti

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka fajësuar problemet teknike të kamionit i cili shkaktoi një viktimë e 27 persona të lënduar në aksidentin e rëndë në qendër të qytetit të tij.

Haziri thotë se nuk ishte faji direkt tek rruga, por tek fakti që shumë vetura nuk marrin kotrollimin e duhur teknik.

‘’Nuk përjashtohet problemi tek mirëmbajtja e rrugëve, punimet në rrugë dhe për mua cfarë lloj automjetesh kemi në rrugë, e vozitëshit. Dhe ku jemi me kontrolle teknike. Kjo që ka ndodh në Gjilan, ka mujt me ndodh gjithkund tjetër. Edhe me ënë helikopteri apo edhe automjete të ndryshme. Numri i të lënduarve ka munduaer të jetë edhe më fatal. Të shpërthejë zjarri. Është për t’u dëshiru. Sa i përket Policisë së trafdikut, unë jam falënderues dhe duhet me i falenderu edhe me mirënjohje publike’’, ka thënë Haziri në RTV Dukagjini.

Hazirit tutje i ka mbetur hatri që kompania ‘Uji i Pejës’, së cilës i takonte kamioni në fjalë, nuk ka shkuar në Gjilan për të shprehur keqardhje

”Me hy kamioni me gjithë atë peshë. Me pasë qenë në rregull, nuk kish fluturu. Unë kam prit keqardhje të kompanisë e vizitë të drejtpërdrejt në Gjilan. Kanë reagu të gjithë brenda 40 minutave e kanë ofru mbështetjje. Në këtë rast, lutemi që të jetë rast i fundit’’, shton Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat