Qytetarët ndezin qirinj për ta nderuar biznesmenin që vdiq në aksident - Bota Sot
Qytetarët ndezin qirinj për ta nderuar biznesmenin që vdiq në aksident

Gjilani

Qytetarët ndezin qirinj për ta nderuar biznesmenin që vdiq në aksident

Më: 7 mars 2019 Në ora: 21:52
Qytetarët ndezin qirinj për ta nderuar Qerim Çoçajn

Qytetarë të shumtë të Gjilanit janë duke shkuar që të ndezin qirinj para furrës “Qerimi” për ta nderuar Qerim Çoçajn i cili humbi jetën si pasojë e goditjes nga kamioni.

Genc Mustafa nga Rinia Gjilanase, ka thënë se ndjehet thellësisht i shqetësuar për këtë ngjarje e cila ka qenë tronditëse.

“Jemi thellësisht të shqetësuar për këtë që ka ndodhur sepse një afarist ka humbur jetën dhe ne ndjejmë dhembje me familjarët e tij,” ka thënë Mustafa.

“Për ta nderuar viktimën jemi mbledhur që të ndezim qirinj. Neve na janë bashkangjitur qytetarë të shumtë”.

“Qyteti i Gjilanit njihet si qytet i qetë dhe nuk është provuar me raste të tilla. Prandaj ne duam të solidarizohemi me viktimat dhe familjarët e tyre”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...