Personi që ndërroj jetë gjatë aksidentit në Gjilan do ta varroste sot në Prizren.
Ndërsa, komuna e Gjilanit ka njoftuar se varrimi i të ndjerit Qerim Çoçaj do të bëhet sot në ora 15:00, ndërsa e pamja do të mbahet në Gjilan, tek shtëpia e të ndjerit.
“Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se pas kryerjes së procedurave të obduksionit, varrimi i të ndjerit Qerim Çoçaj do të bëhet sot në ora 15:00, në varrezat e qytetit në Prizren. Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Gjilan.
Ndërkaq, e pamja do të mbahet në Gjilan, tek shtëpia e të ndjerit.
Komuna e Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Çoçaj, shokëve, miqve e farefisit!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.