Aksidenti në Gjilan, ndalohet pronari i kompanisë “Uji i Pejës”

Gjilani

Aksidenti në Gjilan, ndalohet pronari i kompanisë “Uji i Pejës”

Më: 8 mars 2019 Në ora: 21:54
Pamje nga aksidenti në Gjilan

Pronari i kompanisë së ujit, kamioni i së cilës shkaktoi dje aksidentin në qendër të Gjilanit është ndaluar sot.

Në Prokurorinë e Gjilanit kanë treguar se ndalimi i tij është bërë pasi mbi të  rëndon vepra “Mbikëqyrje e pandërgjegjshme e trafikut rrugor”. I njëjti është ndalur për 48 orë.

“Po, mund të konfirmojmë se pronari i kompanisë është ndaluar, pasi ka përfunduar intervistimi. Ky është ndaluar për 48 orë fillimisht në drejtim të veprës mbikëqyrje e pa ndërgjegjshme e trafikut publik”.

Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka kërkuar masën e paraburgimit për M. A, shoferi i kamionit, pasi që i njëjti dyshohet se gjatë ditës së djeshme ka shkaktuar aksidentin në qendër të Gjilanit, ku një person ka vdekur ndërsa 27 të tjerë janë lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat