Kamioni i aksidentit në Gjilan gati dy vjet pa regjistrim - kërkohet paraburgim për pronarin e tij - Bota Sot
Kamioni i aksidentit në Gjilan gati dy vjet pa regjistrim - kërkohet paraburgim për pronarin e tij

Gjilani

Kamioni i aksidentit në Gjilan gati dy vjet pa regjistrim - kërkohet paraburgim për pronarin e tij

Më: 9 mars 2019 Në ora: 18:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

Prokuroria Themelore në Gjilan, mbrëmë rreth orës 19:30 minuta, ka ndaluar të dyshuarin V.T., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale, ‘’Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Prokuroria ka ndaluar të dyshuarin V.T., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti, si person përgjegjës i kompanisë, më 7 mars 2019, e kishte lejuar të dalë në qarkullim automjetin transportues – kamionin, e markës ‘Scania’, pronë e SH.P.K ’VEV GROUP’ – Prishtinë, i cili ka qenë pa regjistrim dhe pa kontrollë teknike që nga data 18 gusht 2017, të cilin e ka drejtuar shoferi i kësaj kompanie M.A., me ç’rast i njëjti ka shkaktuar aksident trafiku, si pasojë e të cilit përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore kanë pësuar 23 persona, lëndime të rënda trupore 3 persona, ndërsa lëndime të natyrës vdekjeprurëse ka pësuar, i ndjeri Q.Ç.”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se Prokurorja e rastit, sot ndaj të dyshuarit ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Tashmë i është caktuar një muaj paraburgim shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Gjilan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...