Gratë në Energji zgjon interesim të madh në Gjilan

Gjilani

Gratë në Energji zgjon interesim të madh në Gjilan

Më: 12 mars 2019 Në ora: 15:27
Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në sesionin informativ për programin e bursave WE / Gratë në Energji të MFK-së, në Gjilan

Fondacioni i Mijëvjeçarit i Kosovës mbajti sot sesionin informativ për programin e bursave “Gratë në Energji” në Gjilan.

Përmes këtij programi, 25 vajza dhe gra kosovare do të kenë mundësi të përfitojnë bursa me mbulim të tërësishëm të studimeve dhe qëndrimit 2-vjeçar në Iowa të SHBA-ve dhe kolegje tjera të akredituara.

Mackenzie Walsh, përfaqësuese nga MCC, në hapjen e sesionit informativ në Gjilan tha se programi i bursave WE / Women in Energy, synon të krijojë një gjeneratë të re të grave lidere në sektorin e energjisë.

Violeta Krasniqi- Rexha, specialiste për përfshirje gjinore dhe sociale, shpalosi planin shumë-degësh të MFK-së për avancimin e grave në sektor, që përveç bursave parasheh punë praktike për studente, program të granteve për gratë ndërmarrëse, si dhe një kamp veror për vajza të shkollave të mesme, me fokus ne shkencë dhe teknologji që bashkë-organizohet me Ambasadën Amerikane në Prishtinë dhe korporatën INTEL nga Amerika.

Krasniqi - Rexha, tha se programi i bursave “Gratë në Energji”, është aktiviteti i parë nga MFK dhe ka për qëllim inkurajimin e vajzave dhe grave që të jenë prezente në sektorin e energjisë. Ndërkaq, për programin e ardhshëm për gratë ndërmarrëse, ajo tha se ky program do të aspirojë t’i ndihmojë gratë që ta ulin koston e veprimtarisë së tyre ndërmarrëse përmes uljes së kostos së energjisë.

Në fund, Gresa Statovci, konsulente për punë praktike dhe bursa nga MFK, vazhdoi sesionin duke prezantuar detajisht të gjitha informacionet lidhur me procesin e aplikimit për bursa.

Vajzat dhe gratë pjesëmarrëse shprehën interesim te madh për këtë mundësi shkollimi në DMACC të Iowa-s të SHBA.

Turneu informativ organizohet në bashkëpunim me organizatën jo-qeveritare ARDA-RDA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat