MIT mbështet Gjilanin me 1.7 milionë euro për projekte lokale - Bota Sot
MIT mbështet Gjilanin me 1.7 milionë euro për projekte lokale

Gjilani

MIT mbështet Gjilanin me 1.7 milionë euro për projekte lokale

Më: 14 mars 2019 Në ora: 11:42
Pamje nga takimi

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten priti në takim kryetarin e Gjilanit Lutfi Haziri, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, në mbështetje të projekteve lokale të kësaj komune.

Komuna e Gjilanit për vitin 2019, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit përfiton mbështetje financiare në vlerë prej 1.700.000 euro, për realizimin e disa projekteve të reja infrastrukturore lokale.

Ministri Lekaj kërkoi nga i pari i Gjilanit implementim cilësor të projekteve dhe respektim të afateve kohore për zbatim të tyre. Lekaj e siguroi kryetarin Haziri se mbështetja e vazhdueshme e MIT-së për komunat nuk do të mungojë, sepse kështu i kontribuohet mirëqenies qytetare dhe qeverisjes lokale, në përmbylljen e projekteve infrastrukturore që i tejkalojnë mundësitë e tyre financiare.

Gjatë këtij takimi, Lekaj kumtoi edhe lajmin se zgjerimet e hyrjeve në drejtim të Gjilanit nga Prishtina dhe Kllokoti do të fillojnë në muajin qershor.

Këto dy investime që secila kanë kosto nga rreth 4 milionë euro, realizohen me kredinë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

 Lekaj dhe Haziri diskutuan edhe për zhvillimin e punimeve në autostradën e Gjilanit, duke ritheksuar edhe rëndësinë e këtij investimi në lidhjen e korridoreve evropiane, ka njoftuar zyra për informim e komunës së Gjilanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...