Arrest shtëpiak për punëtorin e UNHCR-it - Bota Sot
Arrest shtëpiak për punëtorin e UNHCR-it

Gjilani

Arrest shtëpiak për punëtorin e UNHCR-it

Më: 15 mars 2019 Në ora: 15:40
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit A. Rr.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në cilësinë e personit zyrtar në organizatën ndërkombëtare UNHCR - Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në vazhdimësi ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare,  ka kontaktuar me persona, duke iu premtuar ndërtimin e shtëpive dhe ndarjen e makinave të ndryshme për bujqësi.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit, pasi që po të caktohej ndonjë masë tjetër alternative, do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...