Gjilani me trajnime intensive për projektet e Komisionit Evropian

Gjilani

Gjilani me trajnime intensive për projektet e Komisionit Evropian

Më: 20 mars 2019 Në ora: 14:22
Trajnimet intensive për kthimin në investime në fushën e agro-kulturës dhe agro-biznesit

Në Komunën e Gjilanit gjatë kësaj jave janë duke u mbajtur trajnimet intensive për kthimin në investime në fushën e agro-kulturës dhe agro-biznesit për të rinjtë e regjionit të lindjes në kuadër të projektit "Të rinjtë në Agro-biznes Regjioni Ekonomik Lindor", ku po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i të rinjve.

Ermelinda Haziri, menaxhere e projektit, ka njoftuar se trajnimi i të rinjve të këtij regjioni do të jetë i hapur për të gjithë të interesuarit.

“Ky program ka për qëllim të trajnojë të rinjtë për kthimet e investimeve të tyre në agro-biznis dhe përkrahjen e të rinjve që dëshirojnë të merren me agro-kulturë dhe agro-biznes", tha Haziri.

Ndryshe, projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë të zbatuara nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim edhe me komunat e regjionit të lindjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat