PDK-ja në prag të ndarjes: Rrahën në Kuvendin e PDK-së

Gjilani

PDK-ja në prag të ndarjes: Rrahën në Kuvendin e PDK-së

Nga: N.Sh Më: 25 mars 2019 Në ora: 07:51
Kadri Veseli dhe dy kandidatët për të parin e PDK-së në Gjilan

Rrahjet në Partinë Demokratike të Kosovës, në Gjilan nuk kanë të ndalur.

Gjatë natës së mbrëmshme, janë rrahur me thika në Kuvendin e PDK-së në Gjilan, anëtarët e kësaj partie, merr vesh gazeta “Bota sot”.

Rrahja ka ndodhur në lagjen e 8 ku edhe u ndërpre Kuvendi i zgjedhjeve nga njerëzit e degës dhe qendrës së PDK-së.

Pjesëmarrës ishin mbi 200 njerëz.

Një burim i gazetës “Bota sot”, i cili ishte prezent aty, tregon se, në Kuvendin e PDK-së kanë ardhë disa persona dhe e kanë sulmuar një person tjetër, derisa e kanë qit në tokë.

Sipas dëshmitarit, aty janë përfshirë dy grupe, të cilat janë të ndara në PDK.

“Njerëzit e Sahitit kanë ardhë dhe e kanë sulmua një aktivist të lagjes, Nexhatin, i cili është përkrahës i Qemajl Mustafës”, ka treguar burimi.

Kujtojmë se në Gjilan, disa herë kanë ndodhur sulme të tilla ndërmjet anëtarëve të PDK-së.

A po fillon përçarja e madhe në PDK me Gjilanin?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat