Gjilani pranon një automjet për fikjen e zjarreve donacion nga Zvicra

Gjilani

Gjilani pranon një automjet për fikjen e zjarreve donacion nga Zvicra

Më: 25 mars 2019 Në ora: 14:47
Gjilan

Komuna e Gjilanit ka pranuar sot zyrtarisht një automjet për Njësitin e Zjarrfikësve, donacion nga shteti i Zvicrës.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar komandantin e Njësisë së Zjarrfikësve në Bereck-Au-Herrbrugg, Markus Koppel dhe bashkatdhetarët për këtë donacion, duke thënë se kjo do ta lehtësojë punën sa i përket intervenimeve.

“Falënderoj edhe bashkatdhetarët tanë, Besimin dhe Labinotin për kujdesin ndaj Gjilanit. Komuna i ka mbuluar shpenzimet e udhëtimit. Ne tashmë kemi vendosur një partneritet me zjarrfikësit e këtyre tri komunave dhe do të punojmë që në të ardhmen t’i pajisim me mjete pune zjarrfikësit tanë për të qenë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Haziri.  

Ndërsa, komandanti i zjarrfikësve, Markus Koppel, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen miqësore, duke iu dëshiruar suksese zjarrfikësve të Gjilanit me këtë automjet.

Besim Aliu, bashkatdhetar nga Zvicra, ka thënë se duke parë nevojën e zjarrfikësve të Gjilanit për një automjet të tillë, kanë bërë përpjekje për ta siguruar atë, duke shpresuar që ta shohin  Gjilanin dhe Kosovën sa më mirë.

Ai u zotua se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë ta mbështesin Gjilanin në shumë fusha. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat