Dënohet i akuzuari që plagosi dy persona në Gjilan

Gjilani

Dënohet i akuzuari që plagosi dy persona në Gjilan

Më: 26 mars 2019 Në ora: 11:16
Foto

Ngjarja kishte ndodhur më 24 janar të vitit 2011 në lagjen “Dheu i Bardhë” në Gjilan, ku A.R., kishte shtënë në krahun e majtë, dy herë në dy këmbët dhe njëherë në shpinën e B.L.

Po ashtu, i akuzuari kishte shtënë edhe një herë në drejtim të dëmtuarit K. S., me ç’rast predha shkon afër syrit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Këto veprime të akuzuarit A. R., kanë ardhur si hakmarrje ndaj të dëmtuarit B. L., pasi që ky i fundit një muaj më herët kishte therë me thikë vëllain e të akuzuarit A. R.

“Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprat penale, vrasje e rëndë në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata ka liruar nga akuza të pandehurin Rr. R, pasi që nuk është vërtetuar se ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll të armëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat